29 October 2026, 11:03
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Beisha ka folur për protestën studentore e cila po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se dy javësh, ndërsa është ndalur edhe tek dhuna që policia ka përdorur ndaj tyre. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tregoi foto nga protesta, ku shihen studentët e dhunuar.
Në lidhje me këtë, ai dënoi dhunën e përdorur ndaj tyre, duke shtuar se studentët kanë mbështetjen e popullit dhe Europës. Ndëersa deputetët socialistë, e kanë të ardhmen në burg sipas tij.
Sali Berisha: Ja fytyra juaj. Ja fytyra e regjimit tuaj. Ja heronjtë. Mendoni se do të zmbrapsni këta?
Mendoni se mund t’i blini studentët? Kurrë nuk mund ta bëni atë. Prandaj ikni më mirë se do u përzënë. Jeni të gjithë kontingjenti i Lubisë dhe i Ed Ramës. Çfarë do bëni ju kur Lubia dhe Edi Rama të shkojnë atje ku e kanë vendin? Do shkoni edhe ju se jeni bashkëkriminelë. Se keni bërë krime së bashku me ta, se keni mbrojtur vjedhjet e tyre, se keni votuar vjedhjet e tyre. Ndaj dhe thërrisni mendjes. I thërrisni mendjes. Në u ka mbetur qoftë edhe një nanogram ndërgjegje njerëzore, ikni nga parlamenti si turpi i madh në histori që i keni bërë këtij tempulli me praninë. Dilte ai Mazniku i turpit, 900 mijë euro në dyshekë iu gjetën.
Po, po, flinte mbi paratë e vjedhura dhe Rama e dërgonte të përballej. A e patë si e bënë studentët atë Se si ia marrin fytyrën që nuk e ka. Dilni, dilni se do shkoni atje ku e keni vendin. Mendoni ju të shtypni studentët? Kurrë. Mendoni ju se vërtet do fitoni mbi ta? Kurrë. Studentët kanë një popull me vete. Studentët kanë Evropën dhe botën me vete. Kurse ju keni të ardhme burgun, burgun dhe burgun, atje ku e keni vendin për krimet që keni kryer. Ndaj më mirë sot vendosim të shkrihet ky parlament krimi, t’i hapim rrugën zhvillimeve, t’i hapim rrugën vendit.
Padroni i Edi Ramës në Beograd hapi rrugën, e pa që do e zvarrisnin, e pa që do përfundonte në Danub dhe para Danubit, ujërave të ftohta, kufomë në ujërat e ftohta të Danubit, zgjodhi burgun. E pati atë mençuri. Po ku i juaji nuk fle nga krimet e tij. Ky ka kryer krime monstruoze. Ky ka ndërtuar narkoshtetin në Shqipëri. Në qoftë se ai në Serbi rriti rrogat dhe pensionet e qytetarëve të vet nga më të ulëta 20 përqind se në Shqipëri në vitin 2013, i rriti në mbi 50 përqind se në Shqipëri. Prodhimi industrial u rrit, eksportet u dyfishuan, kurse ju shkatërruat prodhimin me drogën tuaj. Shkatërruat eksportet, përzunë në rrugët e botës mbi 47 përqind të shqiptarëve./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
29 October 2026, 11:00
G.M
Pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur mes ...
Politike
29 October 2026, 10:57
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se dy kongresmenë amerikanë, Joe ëilson dhe Keith Self, i...
Politike
29 October 2026, 10:38
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama do të ketë fatin e Çausheskut. Gjatë...
Politike
29 October 2026, 10:32
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me tensione nga opozita, e cila që në nisje bllokoi foltoren. Lideri i PD-së, ...
Politike
29 October 2026, 10:24
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sjelljen dhe dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës ...
Politike
29 October 2026, 10:20
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur, ndërsa është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Opozita ka bllokuar folt...
Politike
29 October 2026, 10:16
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur, ndërsa është shoqëruiar me tensione. Ndërsa, kryetari Niko Peleshi n...
Politike
29 October 2026, 10:03
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e G...
Politike
29 October 2026, 09:26
E.d
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin e shtetit për vitin 20...
Politike
29 October 2026, 09:03
e.d
Pamje
TIRANA- Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, të planifikuar p...