LIVE UPDATES
Bota

Trump dhe Putin takohen shkurt në margjinat e samitit APEC në Kinë

Ai u zhvillua në kompleksin qeveritar të pritjeve, Kylin Villa, në një dhomë të veçantë të qendrës së konferencave, ku po mbaheshin seancat plenare të samitit.

19 November 2026, 07:59 Nga E.d
Trump dhe Putin takohen shkurt në margjinat e samitit APEC në
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një takim të shkurtër, të paparalajmëruar, në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës.

Takimi i 19 nëntorit nuk kishte karakterin e një takimi zyrtar dypalësh. Ai u zhvillua në kompleksin qeveritar të pritjeve, Kylin Villa, në një dhomë të veçantë të qendrës së konferencave, ku po mbaheshin seancat plenare të samitit.

Zyrtarët amerikanë e përshkruan për Radion Evropa e Lirë si një bisedë të shkurtër joformale. Sipas gazetarëve që përcjellin aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, Trump hyri në dhomë në orën 12:15, sipas kohës lokale, i shoqëruar nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller.

Pamjet televizive, të regjistruara nga grupi i gazetarëve të akredituar, treguan se Trump iu afrua menjëherë Putinit dhe ia shtrëngoi dorën.

Teksa po i afrohej Putinit, Trump u dëgjua duke thënë: “Kush është ai? Ai është miku im”, sipas një regjistrimi të dëgjuar nga njëri prej gazetarëve.

Trump më pas bëri disa komente të shkurtra, duke thënë se ai dhe Putin njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ruajtur marrëdhënie të mira.

“E presim me padurim takimin tonë. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera për shumë vite. Njihemi prej kohësh dhe mendoj se nga ky takim mund të dalin shumë gjëra të mrekullueshme, ose të paktën mund të marrin udhë. Por, besoj se ato do të realizohen”, tha Trump, sipas regjistrimit të gazetarëve të akredituar. Ai paralajmëroi, gjithashtu, se më vonë do të zhvillohet edhe një takim i dytë.

“Do të kemi një takim të dytë më vonë, siç ndoshta e dini”, tha Trump.

Gazetarëve amerikanë iu lejua të regjistronin shkëmbimin fillestar të deklaratave, por nuk iu lejua të qëndronin brenda gjatë takimit.

Zyrtarët rusë e arsyetuan kufizimin e qasjes me nevojën për trajtim të barabartë të të dyja palëve dhe me hapësirën e kufizuar të dhomës.

Trump u largua nga dhoma e takimit në orën 12:57, sipas kohës lokale.

Nga takimi u publikuan vetëm pamje të kufizuara nga gazetarët e akredituar, të cilëve nuk iu lejua qasje e mëtejshme.

Takim i kufizuar diplomatik

Takimi mes Trumpit dhe Putinit ishte më i kufizuar sesa një takim i zakonshëm zyrtar dypalësh. Takime të tilla, të njohura në diplomaci si ‘pull-aside’, janë biseda të shkurtra, shpesh joformale, mes udhëheqësve në margjinat e tubimeve të mëdha ndërkombëtare. Ato mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë, pa përgatitje të hollësishme, pjesëmarrje të delegacioneve dhe agjendë të përcaktuar, siç ndodh zakonisht me takimet zyrtare dypalëshe.

Në këtë rast, takimi nuk ishte përfshirë në agjendën fillestare publike të Trumpit. Një zyrtar i lartë amerikan i tha më herët Radios Evropa e Lirë se një takim i tillë kishte “shumë gjasa të ndodhte, nëse kushtet e lejonin”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u panë pranë dhomës ku u zhvillua takimi.

Ukraina mbetet çështje kyç

Takimi u zhvillua në kohën kur Rusia po vazhdon luftën kundër Ukrainës dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje të paqes vazhdojnë. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë mes Trumpit dhe Putinit që nga bisedimet e tyre në Alaskë, vitin e kaluar, të cilat përfunduan pa ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Ukraina këmbëngul vazhdimisht se duhet të marrë pjesë në çdo negociatë që lidhet me të ardhmen e saj.

Më 18 nëntor, i ngarkuari me punë i Ukrainës në Uashington, Denys Sienik, i tha Radios Evropa e Lirë se çështjet që kanë të bëjnë me Ukrainën, duhet të zgjidhen me pjesëmarrjen e saj, ndërsa diskutimet për sigurinë evropiane kërkojnë përfshirjen e vendeve evropiane.

Sienik tha, gjithashtu, se Moskës nuk duhet t’i lejohet t’i shfrytëzojë tubimet ndërkombëtare për të promovuar qëndrimet e saj, duke theksuar se asnjë vendim për Ukrainën nuk mund të merret pa përfshirjen e Kievit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se të dërguarit amerikanë do t’i informonin zyrtarët ukrainas në Berlin, më 19 nëntor, për bisedimet e Trumpit me udhëheqësit kinezë në Pekin. Kievi pritej, gjithashtu, të merrte informacione të drejtpërdrejta nga partnerët pjesëmarrës në samitin në Kinë. 

Senatorët kërkojnë qëndrim më të ashpër

Përpara takimeve të Trumpit me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, nëntë senatorë demokratë lëshuan një deklaratë, duke i bërë thirrje presidentit që t’i mbrojë interesat e Shteteve të Bashkuara dhe t’u kundërvihet atyre që i cilësuan si kërcënime në rritje nga Pekini dhe Moska.

Deklarata u udhëhoq nga senatorja Jeanne Shaheen nga Nju Hempshir - demokratja më e lartë në hierarkinë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit - dhe u mbështet nga senatorët Chris Coons, Tim Kaine, Jeff Merkley, Cory Booker, Brian Schatz, Chris Van Hollen, Tammy Duckworth dhe Jacky Rosen.

Senatorët paralajmëruan se samiti nuk duhet të shndërrohet në një mundësi për fuqitë e mëdha për ta ndarë botën në sfera konkurruese të ndikimit. Ata i bënë thirrje Trumpit t’i kërkojë llogari presidentit kinez, Xi Jinping, për mbështetjen që Kina u jep përpjekjeve luftarake të Rusisë, përfshirë përmes furnizuesve dhe institucioneve financiare kineze, të cilat, sipas senatorëve, ndihmojnë në vazhdimin e operacioneve ushtarake të Moskës. Senatorët kërkuan, gjithashtu, që Trump t’ia bëjë të qartë Putinit se siguria evropiane nuk është e negociueshme dhe se nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa pjesëmarrjen e saj. 

Ligjvënësit kërkuan edhe zbatimin e kontrolleve amerikane mbi eksportet, marrjen e masave ndaj presionit ushtarak të Kinës mbi Tajvanin, si dhe lirimin e personave që, sipas tyre, mbahen padrejtësisht në Kinë.

“Siguria amerikane nuk mund të vihet në pazar për mundësi fotografimi apo për përfitime personale”, thanë senatorët.

Ata i bënë thirrje Trumpit që të ndërmarrë masa me pasoja konkrete për Putinin, për shkak të agresionit rus, në vend se t’i bëjë lëshime që mund të cenojnë Ukrainën, aleatët e NATO-s dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara./REL

samiti kine Trump dhe Putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin