18 November 2026, 22:25
Nga E.M

RUSI- Një nga projektet më të më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë, Ura e Krimesë, është goditur dhe ka dalë jashtë funksionit sipas një plani të hartuar jo vetëm nga ushtarakë, por edhe inxhinierë. Gjatë natës mes së hënës dhe së martës u krye sulmi pas një operacioni që, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ishte përgatitur për javë të tëra dhe u zhvillua në shtatë faza.
Sipas versionit të Kievit, fillimisht janë goditur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, radarët dhe pajisjet e luftës elektronike, me synimin për të dobësuar mbrojtjen e urës. Më pas, dronët dhe raketat ukrainase u drejtuan kundër vetë strukturës.
Goditja e parë dëmtoi pjesën qendrore të urës rrugore, por pa e shembur plotësisht atë, ndërsa sulmet pasuese nuk i lanë kohë autoriteteve ruse të merrnin masa dhe shkaktuan shembjen e një pjese të harkut prej çeliku që nga pesha dëmtoi edhe segmentin e hekurudhës poshtë tij.
Zelensky bëri të ditur se në operacion u përdorën dronë dhe raketa, mes tyre “Neptun”, “Flamingo” dhe mjete të tjera të prodhimit ukrainas. Dëmet kanë detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, pala ruse ka njoftuar rifillimin e pjesshëm të trafikut hekurudhor, megjithëse edhe kjo linjë ka pësuar dëmtime. Nga Moska, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Vladimir Putin ishte informuar për sulmin dhe se ura do të rindërtohet.
E inauguruar në vitin 2018 nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ura e Krimesë është rreth 19 kilometra e gjatë./Dosja.al
Ura e Krimese Volodymyr Zelensky Vladimir Putin
Bota
18 November 2026, 22:00
E.M
SHBA- Një firmë sigurie kibernetike ka përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar një të metë kritike n&eum...
Bota
18 November 2026, 20:55
G.M
Donald Trump dhe Mark Carney
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri kanadez Mark Carney kanë zhvilluar një takim në She...
Bota
18 November 2026, 20:51
E.M
MAROK- Maroku ka hartuar një plan për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake,e cila ka për qëllim që deri në vitin 20...
Bota
18 November 2026, 20:30
G.M
Pete Hegseth
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, gjatë vizit&...
Bota
18 November 2026, 20:15
G.M
Ekrem Imamoglu
TURQI- Një gjykatë në Ankara ka dënuar me dy vite e një muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë së Stambol...
Bota
18 November 2026, 20:01
G.M
pamje
SHBA- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona të Floridës, duke kthyer rrugët ...
Bota
18 November 2026, 19:20
G.M
Princi Harry
ANGLI- Princi Harry ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në ushtrinë britanike nëse vendi i tij...
Bota
18 November 2026, 19:00
G.M
foto ilustruese
SHBA- Qeveritë në disa vende të botës kanë ngritur alarmin për një dobësi kritike sigurie në gjuh...
Bota
18 November 2026, 18:34
G.M
Donald trump
FILIPINE- Një gjest i pazakontë mikpritjeje ka shoqëruar vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Filipine. ...
Bota
18 November 2026, 18:28
G.M
Shenzhenit
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar një vizitë historike në Shenzhen të Kinës, qytetin...