18 November 2026, 20:51
Nga E.M

MAROK- Maroku ka hartuar një plan për zhvillimin e industrisë së tij ushtarake,e cila ka për qëllim që deri në vitin 2035 të prodhojë brenda vendit 40% të pajisjeve të reja që do t’u nevojiten forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë. Pallati Mbretëror njoftoi lajmin pas një takimi të drejtuar nga Mbreti Mohammed VI, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe drejtues ushtarakë.
Plani parashikon një mbështetje financiare rreth 400 milionë dollarësh, nga një fond shtetëror, me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në sektorin e mbrojtjes.
Një objektiv i rëndësishëm që parashikon hartimi i këtij plani është që eksportet të përbëjnë më shumë se 65% të të ardhurave të industrisë ushtarake. Për këtë qëllim, vendi synon të përqendrohet në prodhimin e dronëve, sistemeve autonome, pajisjeve tokësore dhe detare, elektronikës ushtarake, mbrojtjes kibernetike dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Në kuadër të kësaj strategjie, Maroku do të krijojë edhe dy zona të reja industriale pranë Marrakeshit dhe Kazablankës, duke iu shtuar zonave ekzistuese në Nouaceur dhe Sidi Yahya.
Vendi ka miratuar që në vitin 2020 një kuadër ligjor që u lejon kompanive të licencuara të prodhojnë dhe eksportojnë pajisje ushtarake, në përpjekje për të ulur varësinë nga importet.
Ndërkohë, Maroku ka nisur të zhvillojë bashkëpunime me kompani ndërkombëtare. Aktualisht, në vend prodhohen automjete të blinduara ëhAP 8×8 nga Tata Advanced Systems, ndërsa kompania vendase MMI merret me prodhimin e frëngjive dhe sistemeve të armatimit të komanduar në distancë.
Ministri i Industrisë, Ryad Mezzour, ka deklaruar se strategjia synon të shfrytëzojë përvojën dhe suksesin e vendit në sektorët e automobilave dhe të industrisë ajrore për të ndërtuar një industri konkurruese të mbrojtjes./Dosja.al
Marok
Bota
18 November 2026, 20:30
G.M
Pete Hegseth
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, gjatë vizit&...
Bota
18 November 2026, 20:15
G.M
Ekrem Imamoglu
TURQI- Një gjykatë në Ankara ka dënuar me dy vite e një muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë së Stambol...
Bota
18 November 2026, 20:01
G.M
pamje
SHBA- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona të Floridës, duke kthyer rrugët ...
Bota
18 November 2026, 19:20
G.M
Princi Harry
ANGLI- Princi Harry ka deklaruar se është i gatshëm të rikthehet në ushtrinë britanike nëse vendi i tij...
Bota
18 November 2026, 19:00
G.M
foto ilustruese
SHBA- Qeveritë në disa vende të botës kanë ngritur alarmin për një dobësi kritike sigurie në gjuh...
Bota
18 November 2026, 18:34
G.M
Donald trump
FILIPINE- Një gjest i pazakontë mikpritjeje ka shoqëruar vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në Filipine. ...
Bota
18 November 2026, 18:28
G.M
Shenzhenit
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump ka shënuar një vizitë historike në Shenzhen të Kinës, qytetin...
Bota
18 November 2026, 18:22
E.M
GAZA- Tanket izraelite janë zhvendosur në Rripin qendror të Gazës teksa ushtria izraelite tha se forcat e saj po synonin infrastrukturë...
Bota
18 November 2026, 18:21
G.M
pamje
KINË- Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun rus Vladimir Putin t&e...
Bota
18 November 2026, 18:17
G.M
pamje
KINA- Presidenti amerikan Donald Trump është pritur personalisht në aeroportin e Shenzhenit nga homologu i tij kinez Xi Jinping, në ...