8 November 2026, 10:19
Nga G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të pazakontë Dana White, drejtuesit të organizatës së arteve marciale mikse UFC, duke i kërkuar të marrë përsipër detyrën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump vlerësoi publikisht White dhe e ftoi të bëhej pjesë e administratës së tij.
“Dana do të jetë një Sekretare Shtypi si askush tjetër. Dana, të lutem pranoje punën!”, shkroi presidenti amerikan.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Trump e përshkroi drejtuesin e UFC-së si një luftëtar të vendosur dhe sugjeroi që ai të merrte me vete edhe disa nga sportistët më të njohur të organizatës.
“Na duhen këta njerëz për të na mbrojtur kundër të Majtës së Çmendur”, shkroi ai, duke publikuar fotografi të gjashtë luftëtarëve të UFC-së.
Pas këtij postimi, White reagoi në Instagram duke publikuar një fotografi të vetes pas podiumit të konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me mesazhin “Vazhdojmë në kapitullin tjetër”. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse oferta e Trump është një propozim konkret apo një deklaratë me nota humori. White konfirmoi se do të takohet me presidentin amerikan të hënën në Uashington.
“Po fluturoj për në Uashington DC tani”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se kishte tashmë shumë angazhime profesionale.
White dhe Trump kanë një marrëdhënie të gjatë miqësie. Kreu i UFC-së ka mbështetur publikisht fushatat presidenciale të Trump në vitet 2016, 2020 dhe 2024, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ceremonisë së fitores së tij në zgjedhjet e fundit presidenciale. Aktualisht, White drejton UFC-në, është i përfshirë në projektet Power Slap dhe Zuffa Boxing, si dhe është anëtar i bordit drejtues të kompanisë Meta. Postimi i Trump vjen në një moment kur posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë mbetet vakant, pas largimit të Katie Zacharia në tetor./Dosja.al
Dana White donald trump
Bota
8 November 2026, 09:59
G.M
TIK TOK
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së...
Bota
8 November 2026, 09:42
G.M
pamje
RIAD- Një sulm me raketa ka shënjestruar qendrën financiare të kryeqytetit saudit, Riad, duke shkaktuar dëme në një n...
Bota
8 November 2026, 09:38
G.M
foto ilustruese
Më herët gjatë këtij viti, hetuesit nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kërkuan qasje t&eu...
Bota
8 November 2026, 09:30
G.M
foto ilustruese
SPANJA- Një zbulim tronditës është bërë në qytetin Allariz, në provincën e Ourense, në...
Bota
8 November 2026, 09:24
G.M
pamje
LITUANI- Mbi 6 mijë ushtarë të NATO-s do të marrin pjesë në dy stërvitje të mëdha ushtarake në ...
Bota
8 November 2026, 09:20
G.M
Pedro Sánchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka ashpërsuar retorikën politike në prag të zgjedhjeve...
Bota
8 November 2026, 09:09
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përgatitet të kundërshtojë në gjykatë r...
Bota
8 November 2026, 09:05
G.M
foto ilustruese
SHBA- Tregu amerikan i punës ka regjistruar një ecuri më të mirë se pritshmëritë gjatë muajit tetor, m...
Bota
8 November 2026, 08:58
G.M
raketa 'Patriot'
GJERMANI- Gjermania nuk do të dërgojë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi...
Bota
8 November 2026, 08:52
G.M
pamje
SHBA- Një avion i vogël me dy pilotë në bord ka kryer një ulje emergjente në një autostradë të ngark...