9 November 2026, 22:18
Nga E.M

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshimet e tij për rezultatet e votimit në mesmandatin e SHBA-së duke vënë në pikëpyetje transparencën e zgjedhjeve. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin e tij Truth Social, Trump foli edhe për saktësinë e sondazheve, të cilat, sipas tij, nuk arritën të parashikonin rezultatet e zgjedhjeve.
“A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të drejta? Si është e mundur që sondazhet të ishin kaq të gabuara? Disa rezultate të votimit të hershëm ishin aq të mëdha sa ishte e pamundur të fitohej, pavarësisht se sa njerëz dolën në votime. E gjitha varet nga makinat, të cilat janë shumë më të rëndësishme se votuesi!”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan ka përsëritur kështu pretendimet e tij për besueshmërinë e makinave elektronike të votimit, duke lënë të kuptohet se ato mund të ndikojnë në rezultatin zgjedhor. Trump së bashku me republikanët kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj demokratëve, duke pretenduar se ata kërkojnë mënyra për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përmes votimit nga persona që nuk janë shtetas amerikanë.
Pas humbjes, Trump kishte pranuar se demokratët kishin zhvilluar një fushatë të mirë, ndërsa tani po rikthen pretendimet për parregullsi zgjedhore, të ngjashme me ato që kishte bërë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, kur humbi përballë Joe Biden. Këto pretendime për manipulim të zgjedhjeve të vitit 2020 nuk janë mbështetur nga prova që të ndryshonin rezultatin./Dosja.al

Donald Trump SHBA
Bota
9 November 2026, 21:05
E.M
BRITANI- Në Britaninë e Madhe një ish-mësues 58-vjeçar është dënuar me 7 vite e gjysmë burg pasi u shpall fajtor...
Bota
9 November 2026, 20:54
E. D
PARIS- Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 janë mbledhur në Paris, ku në fokus të diskutimeve janë lufta në ...
Bota
9 November 2026, 20:52
E.M
KINË- Një incident i rëndë ka ndodhur në Kinë pasi një burrë ka hyrë me forcë me një ekskavator në ...
Bota
9 November 2026, 19:44
E.M
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ndërmarrë hapa ligjorë kundër...
Bota
9 November 2026, 19:00
E.M
SHBA- Papa Leone XIV gjatë meshës së mbajtur në Monumentin e Spanjollëve, në Buenos Aires, u ka bërë thirrje familjeve ...
Bota
9 November 2026, 18:35
E.M
FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky...
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...