Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
14 December 2020, 08:38Nga DOSJA
SHBA-Presidenti aktual, Donald Trump ka deklaruar se nuk është planifikuar që të jetë ndër të parët që do marrë vaksinën ndaj COVID-19. Gjithashtu, me anë të një postimi në Twitter ai ka hedhur poshtë pretendimet nëpër media se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të vaksinohen të parët.
Sipas Presidentit në detyrë të SHBA-së, zyrtarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet ta marrin më vonë me përjashtim vetëm të rasteve të nevojshme. Gjithashtu ai ka konfirmuar se shpreson që dhe vetë të vaksinohet në kohën e duhur.
“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet kjo rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e “duhur. Faleminderit!,”-ka shkruar Trump.
Postimi i plotë:
People working in the White House should receive the vaccine somewhat later in the program, unless specifically necessary. I have asked that this adjustment be made. I am not scheduled to take the vaccine, but look forward to doing so at the appropriate time. Thank you!
Sot nis vaksinimi në SHBA, pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve në datën 11 dhjetor dha autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech, që ka demonstruar të jetë 95% e efektshme në parandalimin e sëmundjes. Ndërkohë, në mediat është lajmëruar se përveç punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve do të vaksinohen dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Shtetet e Bashkuara, priten të fillojnë sot vaksinimin masive të popullsisë më vaksinës antiCovid. Sipas mediave te huaja, ka nisur shpërndarja e vaksinës...
KOSOVË– Një ngjarje e rënë i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme deputetit të LDK-së në Kosovë, Shkëmb Manajt. Ai ka bërë të ditur në rrjetin e tij social se dik...
SHBA– Meghan Markle në një klip të regjistruar për CNN ka vlerësuar ‘heronjtë e heshtur’ të pandemisë së koronavirusit të cilët kanë mbështetur komunitetet në p...
BRITANI– Ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë pneumonie në moshën 89-vjeçare novelisti i njohur britanik, John le Carre. Le Carre, emri i vërtetë i...
GJERMANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë në sy të fëmijëve kunatën e tij dhe më pas ka plagosur vëlla...
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do të zhvillojë një vizitë Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Ai pritet të arrijë në Bosnje sot dhe është plani...
SHBA-Një sulm me armë ka ndodhur ditën e djeshme në Manhanttan të New York. Sipas mediave të huaja, një person me dy pistoleta në duar, ka sulmuar në katedralen...
BRITANIA E MADHE-Negociatorët nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, kanë rënë dakord për një shtyrje të re për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë. Si...
KANADA- Grup i parë i vaksinës anticovid i zhvilluar dhe prodhuar nga industria farmaceutike Pfizer dhe laboratori gjerman i bioteknologjisë BioNTech u dorëzua ...