5 November 2026, 22:53
Nga E.d
Isaac Herzog
IZRAEL- Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të ndërpresë ndihmën financiare dhe ushtarake për Izraelin brenda këtij viti, dy vite përpara përfundimit të marrëveshjes ekzistuese mes dy vendeve. Deklarata e tij ka shkaktuar reagime në Izrael, ku presidenti Isaac Herzog tha se lajmi e kapi krejtësisht të papërgatitur.
“Më ra si rrufe në qiell të hapur”, u shpreh Herzog, duke theksuar se marrëveshja me Uashingtonin parashikonte ndihmë deri në vitin 2028. Aktualisht, SHBA i jep Izraelit 3.8 miliardë dollarë në vit për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.
Trump e bëri njoftimin gjatë një interviste telefonike për televizionin Fox News, ku argumentoi se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë mbështetje financiare.
“Izraeli është aleati ynë numër një, i japim më shumë se kujtdo tjetër dhe ata nuk kanë më nevojë për të”, deklaroi presidenti amerikan. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, tha se po kërkon sqarime për mënyrën se si do të zbatohet vendimi, duke mbrojtur rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.
Vendimi i Trump vjen në një moment delikat edhe për politikën e brendshme izraelite. Pas zgjedhjeve të fundit, kryeministri Benjamin Netanyahu ka humbur shumicën parlamentare, ndërsa rivali i tij Gadi Eisenkot ka siguruar mbështetjen e deputetëve që përfaqësojnë 67 vende në Knesset. Presidenti Herzog pritet të vendosë të dielën se kujt do t'i japë mandatin për formimin e qeverisë së re. Ndërkohë, Netanyahu kundërshton rezultatin zgjedhor, duke pretenduar se votimi është manipuluar./Dosja.al
SHBA
Bota
5 November 2026, 22:45
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet t’i japë të dielën mandatin Gadi Eisenkotit për formimin e qeveri...
Bota
5 November 2026, 22:43
E.d
Pamje nga protesta
FRANCA- Rreth 575 mijë persona kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara në të gjithë Francën...
Bota
5 November 2026, 22:21
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani ka përcjellë një propozim të ri drejt Uashingtonit për programin e tij bërthamor, përmes nd&e...
Bota
5 November 2026, 22:21
G.M
Rebeca Grynspan
SHBA- Kandidatja nga Kosta Rika, Rebeca Grynspan, kryeson garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të...
Bota
5 November 2026, 22:02
E.d
Kandidatët dhe mbështetësit e Listës Studentore
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet përfun...
Bota
5 November 2026, 21:50
G.M
foto ilustruese
ARABI SAUDITE- Pesë shtetas etiopianë janë ekzekutuar të premten në Arabinë Saudite, pasi u shpallën...
Bota
5 November 2026, 21:17
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar mbështetje urgjente nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latin...
Bota
5 November 2026, 21:00
G.M
pamje nga ndertesa
ELBASAN- Pallati pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ...
Bota
5 November 2026, 20:49
G.M
pamje
AUSTRALI- Një video që tregon rrahjen brutale të një djali 13-vjeçar nga një grup të miturish në nj&eum...
Bota
5 November 2026, 20:25
G.M
pamje
TURQI- Është arrestuar autori i dyshuar i sulmeve të armatosura në provincën Afyon Karahisar të Turqisë, ku mb...