LIVE UPDATES
Ekonomi

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln lekë; Në skemë shtohen 17,5 mijë subjekte

Nga 1 janari 2027, pragu i regjistrimit të detyrueshëm për TVSH-në propozohet të ulet nga 10 mln lekë, që është aktualisht, në 5 mln lekë qarkullim vjetor.

27 October 2026, 10:55 Nga I.A

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln

TIRANË- Me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset. Nga 1 janari 2027, pragu i regjistrimit të detyrueshëm për TVSH-në propozohet të ulet nga 10 mln lekë, që është aktualisht, në 5 mln lekë qarkullim vjetor.

Sipas relacionit shoqërues të projektvendimit, ndryshimi pritet të përfshijë rreth 17,516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së.

Aktualisht, bizneset me qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë janë të detyruara të regjistrohen në skemën e TVSH-së, ndërsa ato me qarkullim mbi 5 mln lekë mund të zgjedhin regjistrimin vullnetar, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Ndryshimet janë propozuar në projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”’, të ndryshuar”.

Sipas relacionit, ulja e pragut synon formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, zgjerimin e bazës së tatueshme dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së.

“Në nenin 11 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 953/2014 përcaktohet kufiri minimal i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili prej janar 2021 është 10 (dhjetë) milionë lekë, me përjashtim të personave të tatueshëm, që ofrojnë shërbime sipas profesioneve të tilla, si: noter, përmbarues gjyqësor shtetëror dhe privat, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në së të cilëve është zero, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre.

Ndërkohë, qarkullimi vjetor më i madh se 5,000,000 (pesë milionë) lekë, është aktualisht një kufi minimal i regjistrimit për TVSH-në, por me të drejtë zgjedhjeje nga tatimpaguesit.

Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë  sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së.

Në këtë kuadër, propozohet ulja e pragut të regjistrimit për TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, duke përfshirë rreth 17.516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së.

Ulja e kufirit minimal të regjistrimit synon rritjen e formalizimit të aktivitetit ekonomik dhe krijimin e një kuadri fiskal më gjithëpërfshirës dhe transparent, nëpërmjet formalizimit të mëtejshëm të zinxhirit të transaksionit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe zgjerimit të mëtejshëm të bazës së tatimpaguesve”, theksohet në relacion.

Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm.

Projektvendimi parashikohet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efektet e tij do të fillojnë më 1 janar 2027.

Miratimi dhe zbatimi i këtij projektvendimi, synon të sjellë efekt pozitiv, në rreth 4.5 miliardë lekë, në të ardhurat nga TVSH-ja.

Projektvendimi

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, ‘PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’”, I NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 159 të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar, bëhen ndryshimit si më poshtë:

 

Neni 1

Në nenin 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, pika 1, ndryshon me përmbajtjen si vijon:

“Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik .”.

Neni 2

Në nenin 11/1 “Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkallës së reduktuar për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese”, në pikën 1, bëhen ndryshimet si më poshtë:

  • Fjalia e parë ndryshon me këtë përmbajtje:

“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është sipas përcaktimit në nenin 49 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.”

 

  • Togfjalëshat “… , në masën 6 për qind.” dhe “…, 20 për qind”, hiqen nga përmbajtja.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2027./Monitor.al

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin