21 October 2026, 16:30
Nga E. D

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për lidhje me një organizatë terroriste. Dy muaj më parë, Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen turke, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.
Yazici akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Për këto vepra, ajo është dënuar në mungesë me katër vite burgim, ndërkohë i kanë mbetur për të vuajtur edhe tre vite, pesë muaj e 22 ditë.
Shtetasja turke, me profesion mësuese, u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Gjatë verifikimeve në pikën kufitare, autoritetet konstatuan se ajo ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, për llogari të shtetit turk.
Sipas raportimeve, Yazici ka përfituar azil politik në Francë. Ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin ndaj saj.
Gjatë seancave gjyqësore në Shqipëri, Yazici ka deklaruar se është e persekutuar politikisht për shkak të qëndrimeve të saj kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo ka pretenduar se, në rast ekstradimi drejt Turqisë, i rrezikohet jeta. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e saj, të cilët kanë kundërshtuar ekstradimin./Dosja.al
Julide Yazici gjykata e tiranes
Aktualitet
21 October 2026, 15:57
E. D
TIRANË- Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbës...
Aktualitet
21 October 2026, 15:50
Blerina Gjoka
TIRANË- Në një video të publikuar nga mediat të hënën në mbrëmje, një grup policësh shihen duke iu ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:58
E.d
Aktgjykimi dënues u shqiptua nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet bu...
Aktualitet
21 October 2026, 14:54
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe pedagogët kanë vijuar protestën në kryeqytet, duke marshuar në drejtim të bulevardit “D&e...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta po vijon me tone paqësore, ndryshe nga ditët e mëparshme, kur demonstratat u shoqëruan me përplasje mes protes...
Aktualitet
21 October 2026, 14:40
E.M
TIRANË- Teksa protestuesit qëndronin të mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit tashmë kanë nisur marshimin e tyre ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:34
E.M
TIRANË- Protesta studentore e ditës së sotme vijon ende para Ministrisë së Arsimit, ku deri në këto momente nuk jan&eum...
Aktualitet
21 October 2026, 14:15
E.M
TIRANË- Pas daljes së 58 personave para Gjykatës së tiranës, të shoqëruar nga Policia gjatë protestës në...
Aktualitet
21 October 2026, 14:11
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në ...
Aktualitet
21 October 2026, 14:09
E.d
Zgjedhjet në Serbi
“Votoj në zgjedhjet në Serbi nën presion [për Partinë Përparimtare Serbe], jo me vullnetin tim t&e...