29 October 2026, 10:38
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama do të ketë fatin e Çausheskut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Partia Socialiste po injoron protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre.
Më tej, lideri i opozitës përdori tone të ashpra ndaj mazhorancës, duke e cilësuar parlamentin si një institucion që, mbron interesat e qeverisë dhe jo ato të qytetarëve. Në fund, Berisha përsëriti mbështetjen e tij për protestën studentore dhe akuzoi qeverinë se ka dëmtuar ekonominë dhe ka cenuar të ardhmen e të rinjve shqiptarë.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste, injoron të gjitha zhvillimet në rrugë, revoltën studentore dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Këta mbrojnë krimet e tyre. Këta mbrojnë pasuritë e vjedhura. Këta mbrojnë vrasjet që kanë porositur. Këta janë më kriminelët në Shqipëri. Këta janë më kriminelë se ata që ndodhen në qeli. Ikni, ikni edhe ju. Ikni se do ikni. E keni parë ju se çfarë u bëjnë në debate? Se si ia nxijnë fytyrën si legeni? Se si ua nxjerrin fytyrën? Si ka mundësi mor që ngriheni kundër studentëve, ngriheni kundër fëmijëve të shqiptarëve? Pasi u keni vrarë shpresën, doni t’i vrisni fizikisht. A e kuptoni ju pse luftojnë studentët? A e kuptoni betejën e tyre?
Është betejë për çdo shqiptar, është betejë për këtë vend, për të ardhmen e tij, të cilën ia rrëmbyet, të cilën e shndërruat në pasuri përrallore, e shndërruat në konto bankare të pafundme, në vila e pallate.
Në Evropë dhe në botë nuk ka një grup më kriminal se ju. Kaq është i Koresë së Veriut, por ai është për arsye ideologjike, jo për vjedhjen e qytetarëve. A e kuptoni apo jo, nuk keni vend në parlament ju, vendi juaj është tek ata që i përdorni si mercenarë kundër studentëve. Ndaj dhe largohuni nga parlamenti i krimit, nga parlamenti i hajdutëve më të mëdhenj, por mbi të gjitha i avoketërve të shpifur të një padrinoje.
Fatin e Çausheskut do ketë po vazhdoi kështu. Po më mirë të zgjedhë fatin e padronit të tij, Vuçiç.
Pra, ju mbështesni gangsterin, ju mbështesni Padrinon, Ramaduron, kreun e organizatës kriminale. Ju mbështesni njeriun që u ka vjedhur shqiptarëve miliarda. Ju mbështesni njeriun që shet Shqipërinë, armikun e egër të Kosovës. Ju mbështesni një skllav, një argat të shpifur të Beogradit. Nuk nxorët mësime, do ta pësoni më keq se ai në fund të fundit pati një mençuri, tha më mirë në burg se sa i tërhequr zvarrë.
Kurse ju mendoni se do qëndroni në këto karrige. U ka ardhur fundi. Ju jeni fundi. Ju jeni eksponentë të narkoshtetit që ju ndërtuat në Shqipëri duke mbështetur Edi Ramën për narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Ju mjeruat shqiptarët, ju shkatërruat qindra mijëra vende pune. Ju jeni të pluhurosur të gjithë, të gjithëve u vjen era kokainë dhe kanabis. Ju keni ndërtuar parajsën mbi krimin dhe ajo parajsë do jetë ferri juaj. Ferri i merituar./Dosja.al
sali berisha
Politike
29 October 2026, 10:32
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me tensione nga opozita, e cila që në nisje bllokoi foltoren. Lideri i PD-së, ...
Politike
29 October 2026, 10:24
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sjelljen dhe dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës ...
Politike
29 October 2026, 10:20
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur, ndërsa është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Opozita ka bllokuar folt...
Politike
29 October 2026, 10:16
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur, ndërsa është shoqëruiar me tensione. Ndërsa, kryetari Niko Peleshi n...
Politike
29 October 2026, 10:03
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e G...
Politike
29 October 2026, 09:26
E.d
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin e shtetit për vitin 20...
Politike
29 October 2026, 09:03
e.d
Pamje
TIRANA- Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, të planifikuar p...
Politike
29 October 2026, 08:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi zhvillon sot, në orën 10:00, seancën e parë plenare pas tensioneve dhe përplasjeve fizike mes de...
Politike
29 October 2026, 08:47
G.M
Pamje
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë vijojnë prej dy javësh, ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë...
Politike
28 October 2026, 22:41
E. D
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar një letër nga burgu i Fierit, aty ku u izolua sot. Në letrën e publikuar nga av...