Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
PD argumenton se në këto kushte, nuk mund të zhvillohet një diskutim i mirëfilltë parlamentar për një nga nismat më të rëndësishme financiare të vitit.
TIRANA- Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, të planifikuar për sot në orën 08:30, ku ministri i Financave pritet të prezantojë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë të ditura arsyet e vendimit për të mos qenë pjesë e mbledhjes, duke deklaruar se deputetëve nuk u është vënë në dispozicion dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e projektbuxhetit.
Sipas opozitës nga momenti i njoftimit për mbledhjen deri në mesnatë, deputetët nuk kanë marrë as projektligjet, as relacionet shpjeguese dhe as dokumentacionin financiar shoqërues. PD argumenton se në këto kushte, nuk mund të zhvillohet një diskutim i mirëfilltë parlamentar për një nga nismat më të rëndësishme financiare të vitit.
Një tjetër arsye e ngritur nga demokratët lidhet me afatin e njoftimit të mbledhjes. Sipas tyre, Konferenca e Kryetarëve është thirrur vetëm pasditen e një dite më parë, ndërsa neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit parashikon që mbledhjet, si rregull të zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.
Demokratët kundërshtojnë mënyrën e organizimit të mbledhjes, duke e cilësuar atë si një procedurë që nuk krijon kushtet e nevojshme për analizë dhe kontroll parlamentar. Sipas PD-së, shqyrtimi i buxhetit kërkon transparencë, dokumentacion të plotë dhe kohë të mjaftueshme për diskutime dhe propozimin e amendamenteve.
Njoftim për Shtyp i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:
Sot, në orën 08:30, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku ministri i Financave, është parashikuar të prezantojë projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.
Duam të sqaroj publikisht arsyet përse grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë mbledhje.
Në momentin e njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet.
As projektligjet, as relacionet shpjeguese, as dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të kësaj rëndësie.
Pra, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren të dëgjojnë ministrin e Financave të flasë për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, ta studiojnë apo ta analizojnë.
Dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti i një vendi demokratik.
Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë. Deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave.
Detyra jonë kushtetuese është të shqyrtojmë, të kontrollojmë, të kërkojmë llogari dhe të vendosim mbi përdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë.
Për më tepër, mbledhja është njoftuar vetëm pasditen e djeshme, për t’u zhvilluar sot në mëngjes.
Neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit përcakton shprehimisht se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.
Ky rregull nuk mund të shpërfillet sipas dëshirës së Kryetarit të Kuvendit.
Aq më pak kur bëhet fjalë për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit.
Buxheti i shtetit nuk është një dokument formal. Ai përcakton se sa para do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si do të shpenzohen ato, cilat sektorë do të financohen dhe cilat do të jenë prioritetet reale të qeverisë.
Prandaj, shqyrtimi i tij kërkon transparencë, dokumentacion të plotë, kohë të mjaftueshme dhe debat parlamentar.
Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion. Dhe nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën.
Në vlerësimin tonë, mënyra se si është organizuar kjo mbledhje ngre dyshimin e arsyeshëm se qëllimi nuk është një diskutim serioz për financat publike, por krijimi i një aktiviteti propagandistik të qeverisë.
Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike që po përjeton vendi.
Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.
Ne nuk pranojmë që institucioni i Parlamentit të përdoret për të prodhuar një fasadë normaliteti, ndërkohë që rregullat e funksionimit të tij nuk respektohen.
Duam të jemi shumë të qartë.
Opozita nuk po refuzon diskutimin e buxhetit. Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja.
Ne kërkojmë që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve.
Kërkojmë që Konferenca e Kryetarëve të thirret duke respektuar Rregulloren dhe të sigurohet një kalendar real shqyrtimi, me kohë të mjaftueshme për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente.
Kërkojmë që procesi të jetë transparent për publikun, sepse buxheti nuk i përket as qeverisë dhe as shumicës parlamentare.
Buxheti i përket qytetarëve shqiptarë.
Dhe së fundi, dua t’i drejtohem Kryetarit të Kuvendit.
Detyra e tij nuk është të organizojë axhendën e ministrave, por të garantojë të drejtat e të gjithë deputetëve dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.
Respektimi i ligjit dhe i procedurave parlamentare nuk është një favor që shumica i bën opozitës. Është detyrimi më elementar i çdo institucioni.
Për këto arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.
Sepse qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Kuvendi zhvillon sot, në orën 10:00, seancën e parë plenare pas tensioneve dhe përplasjeve fizike mes de...
Pamje TIRANË- Protestat studentore në Tiranë vijojnë prej dy javësh, ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë...
FIER- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkruar një letër nga burgu i Fierit, aty ku u izolua sot. Në letrën e publikuar nga av...
Erion Veliaj FIER- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është futur në izolim në burgun e Fierit. Avokati i tij Plarent N...
Vlora Hyseni, Edi Rama SHBA- Kongresmenët republikanë Joe Wilson dhe Keith Self, në letrën drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, M...
Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse, duke k&eum...
SHBA- Dy anëtarë republikanë të Kongresit amerikan i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco ...
TIRANË- Qeveria ka miratuar paketën e re ligjore "anti-protestë", që u prezantua të dielën. Sipas aktit normativ, drej...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në burgun 313 me dy deputetët socialistë, Antoneta Dhima dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PD-së ka deklaruar se gjat&eu...