Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij.

TIRANË- Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, vajza e tij, analistja e njohur dhe ekspertja e çështjeve te sigurisë, Valbona Zeneli ka bërë të ditur se homazhet do të mbahen sot, më 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë.
Pas homazheve, diplomati do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Sharrës.
Ndërkohë, pritja e vizitave do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 3 dhe 4 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 17:00 deri në 19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, në Tiranë.
Në mesazhin prekës të publikuar në rrjetet sociale, familja Zeneli shpreh dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur, si dhe mirënjohjen për të gjithë ata që do t’i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira.
“Me zemra të thyera por me dashuri të madhe, i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë më të shtrenjtë, Bashkim Zenelit. Homazhet në nderim të jetës se tij do të mbahen të hënën, 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë. Më pas, do ta përcjellim për në banesën e prehjes, në Varrezat e Sharrës. Pritja e vizitave do të bëhen ditën e martë dhe të mërkurë, 3 dhe 4 nëntor, në oraret 10:00–12:00 dhe 17:00–19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, Tiranë. Faleminderit nga zemra të gjithëve që do të jenë pranë nesh në këto momente të vështira. Do të na mungosh përjetë! Dashuria, mirësia, dinjiteti, dhe mesimet e tua do të jetojnë gjithmonë me ne. Me dhimbje dhe dashuri të pafund, Familja Zeneli”,- thuhet në njoftim.
Ambasadori Bashkim Zeneli, një nga emrat e njohur të diplomacisë shqiptare dhe një politikan ekselent u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare ditën e premte. Diplomati i njohur mbylli sytë përgjithmonë në një spital jashtë vendit, ku edhe po kurohej prej kohësh për shkak të një sëmundje. Bashkim Zenel u nda nga jeta i rrethuar nga familjarët e tij. Bashkim Zeneli do të kujtohet si një prej figurave të rëndësishme të jetës publike shqiptare, një politikan modern që kontribuoi në proceset e demokratizimit të Shqipërisë dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.
Zeneli konsiderohej si një prej të urtëve dhe me kontribute në PS prej krijimit të saj. Mendja e tij brilante, pena e mprehtë dhe qasja e tij paqësore do t’i mungojnë gazetarisë, diplomacisë dhe politikës shqiptare. Gjatë karrierës së tij, Bashkim Zeneli dha një kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Bashkim Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, duke qenë një prej diplomatëve që përfaqësuan vendin në periudha të rëndësishme të zhvillimeve politike dhe diplomatike.
Përveç karrierës diplomatike, Zeneli ka qenë edhe deputet i Kuvendit, gazetar dhe publicist. Ai ka publikuar shumë shkrime dhe ka botuar disa libra. Zeneli ishte edhe autor i disa librave me kujtime dhe analiza diplomatike, mes tyre “Për Gjermaninë” dhe “Miqësi e trazuar”, ku trajtoi për vojën e tij në diplomaci dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera./Dosja.al
TIRANË- Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi n...
TIRANË- Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), në përmbushje të misionit të tij profesional dhe n&e...
Bizneset nuk do të mund të shmangin tatimin mbi dividendin duke ua kaluar fitimet ortakëve apo aksionarëve në formën e huave, par...
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga k...
Një e pesta e shpenzimeve të buxhetit të shtetit për vitin 2025 u realizua vetëm gjatë muajit dhjetor, ndërsa për inves...
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet ditën e sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh...
Dashi Në dashuri, pasioni dhe emocionet do të jenë të forta. Një marrëdhënie mund të marrë një drejtim të...
Pamje nga protestat TIRANA- Protestat e të rinjve në Shqipëri kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtar...
Pamje SHKODRA- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën...
Sekuestrimi i bimëve të kanabisit ITALI- Një operacion i karabinierëve në zonën e Altedos, pranë Bolonjës në Ital...