Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë.

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku do të përballet me Serbinë, Belgjikën dhe Rumaninë.
Faza e ligës do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, ku çdo skuadër do të luajë nga një ndeshje në shtëpi dhe një në transfertë ndaj secilit prej kundërshtarëve të grupit.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tri dritare ndërkombëtare gjatë vitit 2027. Dy ndeshjet e para janë programuar nga 23 shkurti deri më 6 mars, dy takimet e radhës nga 13 deri më 24 prill, ndërsa dy sfidat e fundit do të luhen nga 7 deri më 15 qershor.
Si funksionon kompeticioni:
Në Ligën B marrin pjesë 16 kombëtare, të ndara në katër grupe me nga katër skuadra. Fitueset e katër grupeve sigurojnë ngjitjen në Ligën A për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2029.
Skuadrat që renditen në vendin e dytë në grupet e Ligës B do të luajnë në tetor 2027 ndeshje vajtje-ardhje me skuadrat që përfundojnë në vendin e tretë në grupet e Ligës A. Fitueset e këtyre përballjeve do të luajnë në Ligën A, ndërsa skuadrat e eliminuara do të mbeten në Ligën B.
Edhe skuadrat e renditura në vendin e tretë në Ligën B do të kenë mundësinë të ruajnë kategorinë përmes ndeshjeve të play-off-it. Dy skuadrat me renditjen më të mirë do të përballen me dy skuadrat e renditura më mirë në vendin e dytë në Ligën C.
Fitueset do të luajnë në Ligën B, ndërsa humbëset do të zbresin në Ligën C. Dy skuadrat e tjera të vendit të tretë dhe katër skuadrat e renditura në vendin e fundit do të bien direkt në Ligën C.
Kalendari i UEFA Women’s Nations League 2027 (Faza e ligës):
23 shkurt - 6 mars 2027: Ndeshjet 1 dhe 2
13 prill - 24 prill 2027: Ndeshjet 3 dhe 4
7 qershor - 15 qershor 2027: Ndeshjet 5 dhe 6
Ndeshjet e play-off-it për ngjitje dhe rënie do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje nga 4 deri më 12 tetor 2027, ndërsa shorti për këto përballje është parashikuar më 18 qershor 2027.

B.T (Dosja.al)
PORTUGALI - Paulo Fonseca është shumë pranë rikthimit në Portugali, këtë herë në stolin e Sporting Lisbon&eum...
ARABIA SAUDITE - Kupa e Azisë 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka njoftuar zyrtarisht sht...
Unai Emery ka qenë trajner i Aston Villas që nga viti 2022 SPANJE - Unai Emery nuk e ka harruar mbrëmjen e 8 marsit 2017, kur Barcelona re...
Nuno Espirito Santo ka qenë në krye të West Ham që nga fillimi i sezonit 2025 ANGLI - West Ham ka vendosur të ndërpresë bas...
SPANJE - Paris Saint-Germain kërkon të vazhdojë marshimin triumfal në Champions League. Skuadra e Luis Enriques përballet këtë...
ITALI - Interi kërkon të lërë pas humbjen në derbin ndaj Milanit dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League....
ITALI - Feyenoord kërkon të surprizojë Interin në Champions League dhe trajneri Giovanni van Bronckhorst beson se skuadra e tij ka mundë...
ITALI - Humbja 2-0 ndaj Juventusit ka shkaktuar tensione të forta te Napoli. Sipas raportimit të gazetës italiane “Il Mattino”, Massi...
FRANCE - Thiago Motta mund të rikthehet së shpejti në pankinë, këtë herë në kampionatin francez. Ish-trajneri i Juventus...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re. Djali i mad...