Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ky reagim vjen pasi 24 pedagogë, mes tyre edhe kandidatë nga Lista Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi, kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit dhe prorektorit, për shkak të “cenimit të autonomisë së Universitetit, presionit politik ndaj punonjësve dhe lejimit të ndikimit partiak”.

MITORVICË- Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka thënë se komuniteti akademik nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për përplasje politike, duke shtuar se rektori, prorektori dhe drejtuesit e fakulteteve të tij i kryejnë detyrat e veta “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.
Ky reagim vjen pasi 24 pedagogë, mes tyre edhe kandidatë nga Lista Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi, kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit dhe prorektorit, për shkak të “cenimit të autonomisë së Universitetit, presionit politik ndaj punonjësve dhe lejimit të ndikimit partiak”.
“Vlerësojmë se drejtuesit e Universitetit, me veprimet e tyre, kanë rrezikuar liritë akademike, dinjitetin e profesionit të mësimdhënësit dhe të ardhmen e një institucioni me rëndësi të jashtëzakonshme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në kërkesën e grupit të pedagogëve të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.
Megjithatë, Kolegji i Rektorit nguli këmbë se funksionet drejtuese në universitet “nuk janë objekt i ndarjes politike, por i përgjegjësisë akademike dhe institucionale”.
“Nëse të gjithë angazhohemi për ruajtjen e autonomisë së Universitetit, atëherë duhet ta mbrojmë atë nga ndikimet e ndryshme politike, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme ligjin, kriteret akademike dhe procedurat institucionale, e jo ta shndërrojmë në një arenë të përplasjeve politike”, thuhet në reagim.
Lidhur me akuzat se ka mbështetur qëndrimet dhe vendimet e Listës Serbe, si dhe se ka ushtruar trysni ndaj punonjësve për të siguruar mbështetjen e Partisë Progresive Serbe dhe ish-presidentit Aleksandar Vuçiq, Universiteti i Mitrovicës së Veriut tha se respektimi i politikës shtetërore dhe i kornizës institucionale të Serbisë dallon nga veprimtaria partiake.
“Veprimi në përputhje me politikën shtetërore dhe kornizën ligjore në fuqi nuk mund të interpretohet vetvetiu si angazhim politik apo keqpërdorim i funksionit akademik”, thuhet në reagim.
Zyrtarë të lartë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, janë pjesë e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili, pas zhvendosjes nga Prishtina në vitin 1999, vazhdoi të veprojë në sistemin e Serbisë.
Tanja Vujoviq, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, është dekane e Fakultetit Ekonomik, ndërsa kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është prodekan i Fakultetit të Mjekësisë.
Por kandidatët e Listës Studentore, dhe grupi i pedagogëve që i mbështet ata, vlerësojnë se rezultatet e zgjedhjeve në Serbi treguan se qytetarët votuan për ndryshime, ndërsa Universiteti i Mitrovicës së Veriut, në vend që t’i mbështeste studentët që nisën protestat kundër Qeverisë serbe, kishte mbështetur pushtetin.
Kolegji i Rektorit të Universitetit, nga ana e tij, shton se bindjet politike të individëve nuk kanë qenë as privilegj dhe as pengesë në zbatimin e procedurave akademike.
Ai rikujton se përfaqësuesit e themeluesit në Këshillin e Universitetit emërohen nga Qeveria e Serbisë dhe se vetë universiteti nuk merr pjesë në procesin e propozimit dhe përzgjedhjes së këtyre anëtarëve.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, të paktën pesë anëtarë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin e saj, Zllatan Ellek, janë pjesë e Këshillit të Universitetit si përfaqësues të Serbisë.
Një nga anëtarët e këtij Këshilli është edhe Goran Rakiq, ish-kryetar i Listës Serbe, i cili ishte edhe deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Progresive Serbe.
Këshilli i Universitetit është organ drejtues dhe përbëhet nga 19 anëtarë: 10 përfaqësues të fakulteteve, gjashtë përfaqësues të themeluesit, pra të Qeverisë së Serbisë, dhe tre përfaqësues nga radhët e studentëve./REL
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni TIRANË- Detaje të reja dalin nga dosja penale e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, ...
TIRANË- “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Qytetarët protestojnë para SPAK ...
DIBËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije të Kalasë s...
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3245 gjoba gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkulli...
pamjet ELBASAN- Janë publikuar pamjet ku ishte vendosur bombola që shpërtheu dhe la pas dy viktima në Elbasan. Siç shihe...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Bëhet me dije se çmimi...
BURREL- Në qytetin e Burrelit mesditën e 3 nëntorit është regjistruar një ngjarje e rëndë në lagjen “Pjet&eu...
GJIROKASTËR- Në qarukun e Gjirokastrës janë zhvilluar brenda 24 orëve dy operacione policore kundër transportimit të emigran...
Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa ELBASAN- Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, ka deklaruar se pa...
Gledian Llatja ELBASAN- Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, duke folur për pallatin e shkatërruar nga shpërthimi tha se b...