5 November 2026, 11:42
Nga E.M

GJIROKASTËR- Në qarukun e Gjirokastrës janë zhvilluar brenda 24 orëve dy operacione policore kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm. Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka njoftuar se, gjatë ndërhyrjeve janë sekuestruar tre automjete dhe pesë celularë, ndërsa në dy rastet u konstatuan gjithsej tetë emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Zhvillohen në 24 orë, 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht, në shtete të BE-së.
Operacionet, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Arrestohen 3 shtetas dhe punohet për kapjen e një tjetri.
Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularët e të arrestuarve.
-Gjatë operacionit të koduar “Zona 01”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., 43 vjeç, banues në Durrës, A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe A. L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi 43-vjeçari dhe 38-vjeçari u kapën në afërsi të fshatit Shtëpëz, duke transportuar 4 emigrantë nga Vendet e Treta, ndërsa shtetasi A. L. kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorët e tij, për prezencën e Policisë.
-Gjatë operacionit të koduar “Zona 02”, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. I., 29 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier. 29-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, automjetin me të cilin transportonte 4 emigrantë nga Vendet e Treta, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin te kthesa e Memaliajt. Punohet intensivisht për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
GJIROKASTËR
Aktualitet
5 November 2026, 11:39
E. D
Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa
ELBASAN- Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, ka deklaruar se pa...
Aktualitet
5 November 2026, 11:38
E. D
Gledian Llatja
ELBASAN- Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, duke folur për pallatin e shkatërruar nga shpërthimi tha se b...
Aktualitet
5 November 2026, 11:22
Elton Qyno
BULQIZË- Përgjegjësi i OSHEE në zonën e Bulqizës Gazmir Fiku që akuzohet nga policia dhe prokuroria për vrasjen e ...
Aktualitet
5 November 2026, 11:20
E. D
ELBASAN- Një automjet është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi me lëndë plasëse në lagjen &ldq...
Aktualitet
5 November 2026, 11:13
E. D
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Ar...
Aktualitet
5 November 2026, 11:12
E.M
TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katë...
Aktualitet
5 November 2026, 11:04
E.M
ELBASAN- Shefi i zjarrëfikëses ka reaguar pas tragjedisë në Elbasan ku disa viktima humbën jetën nga shpërthimi i pallatit p...
Aktualitet
5 November 2026, 10:59
E. D
Hamit Ibro
ELBASAN- Personi në foto është Hamit Ibro, i cili humbi jetën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Ky i fundit...
Aktualitet
5 November 2026, 10:58
E.M
LEZHË- Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi lëvizte me makinë i armatosur. Sipas njoftimit të polici...
Aktualitet
5 November 2026, 10:56
E. D
ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, n&eum...