Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VD/Alibeaj: Berisha është frikacak, po të ishte burrë shteti do të shkonte në Francë
14 December 2021, 06:23Nga DOSJA
TIRANË – I ftuar në emisionin ‘Opinion’, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Berisha, të cilin e ka quajtur një burracak, pasi sipas tij, nuk duhet të vendosë kurrsesi interesat personale mbi ato të demokratëve. Alibeaj u shpreh se kur Berisha ka ditur të sillet, të gjithë demokratët e kanë parë si burrë shteti, por me këtë veprim të fundit që po bën, vetëm i tillë nuk po tregohet, pasi po shikon vetëm interesin e tij dhe po dëmton demokratët.
“Hedhja e gjësë te masat është çështje bolshevizmi dhe tregon që je frikacak. Kush përfshin masat me revolucion, e duke i përfshirë aty, nuk bën gjë tjetër vecse është një burracak dhe ka një hall personal, siç ka bërë Sali Berisha. Është frikacak, sepse po të ishte burrë shteti, sikurse e tregoi edhe në momentin kur tha që do shkojë në Francë dhe ishte gjetje sepse tha: Nuk do t’i përfshij demokratët. Deri aty ishte gjeniale, sepse tregon dhembshurinë, burrin e shtetit, tregon njeriun që do demokratin. Në 9 shtator kur pa që vërtet kishte një pasojë nga SHBA që ishte përjashtimi, aty tregoi të vërtetën. Pse nuk i qendroi llafit? Sepse demokratët kanë halle të tjera. Të gjithë ne që kemi qenë bashkëpunëtorë me të, e kemi vlerësuar, e kemi cilësuar si burrë shteti, si njeriun që në momente delikate për PD, apo edhe për shtetin, ka ditur të thotë stop hallit personal apo egos personale. E pra, ja çfarë tregoi tani në fund. PD nuk është as Basha, as Berisha dhe as ne këtu. Janë ata baza atje dhe që tregonin një gjë, që kundërshtari i vërtetë është Edi Rama.”, u shpreh ndër të tjera mbi situatën aktuale në PD, deputeti Enkelejd Alibeaj.
TIRANË – Të mbash para të kursyera në ditët e sotme je i humbur. Kursimet e qytetarëve sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kanë arritur nivele r...
TIRANË– Tensione në Partinë Demokratike! Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike kanë shkuar m...
TIRANË– Aksion në qendër të Tiranës! Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht pamjet teksa Policia po arreston një person, ku dallohet qartë që disa efekti...
SHKODËR – Një ortek i madh ka bllokuar rrugën në Qafë Thorë në qarkun e Shkodrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dërguar ekipet për të siguruar pastri...
TIRANË- Përplasjet që kanë ndodhur mes dy palëve në Partinë Demokratike ditët e fundit kanë marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka rezustu...
SHKODËR– Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk ka bërë një deklaratë të fortë, e cila ka kaluar në heshtje gjatë një takimi që ka zhvil...
TIRANË- Ndonëse aktualisht nuk ka përhapje masive në Europë, mutacioni “Omicron” parashikohet të mbizotërojë në muajin janar edhe në Shqipëri, i cili ende ...
SHKODËR – Moti i keq në Shqipëri ka shkaktuar probleme në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas informacioneve të fundit, zonat e Vermoshit dhe Lëpushës...