LIVE UPDATES
Editorial

Mos i kërkoni Albinit të pamundurën që ditën e parë

14 February 2020, 10:37 Nga DOSJA
Mos i kërkoni Albinit të pamundurën që ditën e

KOSOVË- Më pyetën disa miq diplomatë se si duket Qeveria e re në Kosovë dhe imazhi më i mirë që më ra në mend ishte se si kjo Qeveri hyn në zyrë duke ecur dhe sapo e kalon pragun e gjen një shirit vrapi të cilit dikush ia ka vënë akceleratorin në 20 kilometra në orë. Prej ditës së parë të punës, Qeveria po përballet me pyetjet sikur ajo për taksën 100 për qind ndaj Serbisë, reciprocitetin në marrëdhëniet me Serbinë, makro-Shengenin shqiptar apo mini-Shengenin ballkanik, përcaktimin e murit në të cilin duhet të jetë fotografia e të gjallit e murit në të cilin do të jetë fotografia e presidentit të vdekur, kush është më afër dhe kush më larg në Twitter me ambasadorin amerikan në Gjermani dhe një listë prej njëqind problemesh që janë publike dhe që duan zgjidhje menjëherë.

U harrua në këtë zallamahi se pjesëtarët e Qeverisë së re janë duke i njoftuar pjesët ulëse të trupit të tyre me karriget e punës, diçka që është pjesa hyrëse rituale e një periudhe që quhet njëqind ditë, e në të cilën kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë së tij ndeshin vizionet e veta me realitetin me të cilin ballafaqohen (e nuk kanë besuar se është aq i keq, i vështirë a depresiv) dhe prej kësaj ndeshjeje krijojnë një sërë rekomandimesh që quhet plan i konkretizuar qeveritar.

Rrjedhimisht, këtë Qeveri nuk do pyetur për gjë, për të cilën nuk ka prezantuar një zotim të detajuar me shkrim në formë të programit të zbatueshëm qeveritar. Me përjashtim të buxhetit të vendit , Qeveria nuk do të duhej të ishte e presionuar për të dhënë përgjigje rreth taksës, shengenëve të ndryshëm e as për reciprocitet.

2.

A do të duhej të pajtoheshin për këtë Qeveria, opozita dhe diplomatë të ndryshëm perëndimorë – që të tria palët, që prej ditës së parë, thyen respektin elementar për 100-ditëshin?

Do të ishte në interes të Qeverisë që të mos merret në publik as me taksën 100 për qind, as me shengenët e as me reciprocitetin. Në vend të deklarimeve publike këto duhet të jenë pjesë e programit qeveritar, i cili mund të mbajë emër të thjeshtë, paritet me fqinjët. Pra, Kosova dëshiron të ketë atë nivel lirie qarkullimi njerëzish e mallrash me të gjithë fqinjët në nivelin që e ka me Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Ky paritet nënkupton që të normalizohen marrëdhëniet tregtare e të qarkullimit të njerëzve me Shqipërinë dhe Serbinë. Një formulim i këtillë në programin qeveritar është më i kuptueshëm dhe më i matshëm me parametra ndërkombëtarisht të njohur sesa licitimi për shengenët.

Do të ishte në interes të opozitës të mos kapet për kauza që nuk do t’i prodhojnë përkrahje. Taksa 100 për qind nuk është monument i trashëgimisë kulturore që nuk mund të hiqet, zhvendoset, pezullohet. Ajo ishte një vegël ndëshkuese, një vegël arbitrare, të cilën Qeveria e kaluar e përdori me sukses për të penguar copëtimin territorial të vendit. Ndonëse e drejtë, kjo vegël ndëshkuese nuk mori vetvetiu vota për partinë e kryeministrit dhe është bukur e parashikueshme që të mos gjenerojë më shumë vota, por vetëm më pak, insistimi se taksa 100 për qind qenka ilaçi kundër agresionit të Serbisë. Sikur taksa, as muri në të cilën gjendet fotografia e Hashim Thaçit nuk është një kauzë që do të gjenerojë vota; gjasat janë që vetëm të ndikojë në zvogëlimin e tyre.

Ashtu si pushtetit që i nevojiten 100 ditë për të treguar se çfarë do të jetë natyra e tij, edhe opozitës i nevojiten këto 100 ditë për të treguar se opozitë e çkaje do të jetë.

Dhe diplomatëve perëndimorë do t’u ndihmonte që të mos merreshin me kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës në këto njëqind ditët e para. Jo, nuk do të ketë negociata me Serbinë në këta tre muajt e ardhshëm dhe, jo, nuk do pritur që një zgjidhje e shpejtë, sikur ajo “Eurowings” për linjën ajrore Beograd-Prishtinë, të replikohet në nivel të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

3.

Në mungesë të negociatave të shpejta ka hapësirë për negociata serioze.

Qeveria e Kosovës ka kohë që të merret me buxhetin e vendit, si prioritet, dhe me konsolidimin e formës së vet të qeverisjes. Pra, ka kohë të mjaftueshme për të treguar se çfarë do të jetë natyra e saj qeverisëse dhe opozita do të ketë kohë të mjaftueshme që të tregojë, konceptualisht, se çka në atë natyrë qeverisjeje nuk i pëlqen, që nga buxheti i vendit.

Hapësira tjetër, ajo që ka të bëjë me taksa, shengenë dhe reciprocitetin, në fakt nuk duhet të jetë pjesë e arenës së konfrontimeve në publik, por pjesë e një pune të mundimshme, përfshirë edhe konfrontimesh, në tryeza jopublike, në mënyrë që të ndërtohet konsensusi mes pushtetit e opozitës për ato që definohen si çështje të interesit strategjik shtetëror.

Dhe, brenda këtij konteksti, ekziston hapësira që të ndërtohet një dialog me shtetet e fuqishme partnere të vendit, në mënyrë që të integrohen vizionet e brendshme e konsensuale në politikat ndërkombëtare ndaj Kosovës.

4.

Dita e parë e Qeverisë u përjetua sikur të ishte dita njëqind e një. I bën mirë shëndetit të vendit të numërojë me rend, duke filluar nga numri një.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti editorial nga veton surroi veton surroi albin kurti editorial nga veton surroi veton surroi

Sondazh

Editorial 6 February 2020, 16:06

Turpi i Gjermanisë

GJERMANI– Para një jave, më 29 janar 2020, Bundestagu gjerman përkujtoi viktimat e Holocaustit. Shkas ishte përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të pë...

Editorial 5 February 2020, 06:14

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për ...

Editorial 3 February 2020, 18:59

Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

Pas 23 vitesh në opozitë, Albin Kurti do të mbajë mbi shpatullat e tij peshën më të madhe politike që pas shpalljes së Pavarësisë. Kryeministrit të ri të Kosovë...

Editorial 2 February 2020, 14:52

02.02.2020: Dita vendimtare, Dita D

Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti,...

Editorial 1 February 2020, 08:47

Lot për largimin e Britanisë së Madhe

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. U...

Editorial 31 January 2020, 20:37

Ç’lloj fuqie e madhe mund të bëhet Europa?

EUROPË- Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e dekolonizimit që e pasoi atë, i dhanë fund dominimit shekullor global të fuqive të mëdha të Europës. Pas vitit...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin