21 November 2026, 09:27
Nga E. D
pamjet
PERU- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 i shkallës Rihter goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, duke shkaktuar shqetësime tek banorët, pasi u ndje në shumë zona të vendit. Tërmeti u ndje edhe në Kolumbi, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Thellësia fokale u vlerësua në 129 kilometra, ndërsa intensiteti i dridhjeve në rajonin Junín arriti nivelin V në shkallën e modifikuar Mercalli, sipas të dhënave zyrtare. Tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Perusë, përfshirë kryeqytetin Lima dhe rajonin fqinj të Callao.
Sipas Reuters, banorët e Limës ikën nga shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë, pasi dridhja e fortë shkaktoi shqetësim. Kreu i Institutit Gjeofizik të Perusë, Hernando Tavera, shpjegoi se thellësia e konsiderueshme fokale e tërmetit kontribuoi që ai të ndihej në një zonë të madhe gjeografike.
Raportet nga Kolumbia tregojnë se tërmeti u ndje në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Bogota. Sipas këtyre raporteve, alarmet u aktivizuan në ndërtesa dhe disa qytetarë i evakuuan ato si masë paraprake. Fillimisht u raportua për një tërmet me magnitudë prej 6.9 ballësh, por Instituti Gjeofizik i Perusë zyrtarisht e përcaktoi tërmetin në 6.7 ballësh./Dosja.al
termet ne peru
Bota
21 November 2026, 09:07
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar Vladimir Putinin si vrasës, duke iu përgjig...
Bota
21 November 2026, 08:51
E. D
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Fillimi i vitit të ri duket të jetë afati maksimal kohor brenda të cilit administrata e Donald...
Bota
21 November 2026, 08:30
E. D
SERBI- As më shumë se një muaj pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, nuk dihet shumë për politik...
Bota
21 November 2026, 08:29
E. D
GJERMANI- Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën m...
Bota
21 November 2026, 07:51
E. D
FBI-ja
SHBA- FBI-ja po heton një tjetër incident serioz të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara. Hakerat dyshohet se kan...
Bota
20 November 2026, 22:59
E. D
UKRAINË- Një burrë tha se udhëtimi në mëngjes për në punë kishte zgjatur tri deri në katër orë...
Bota
20 November 2026, 22:58
E. D
MOSKË- Nenad Popoviq, ministër pa portofol në Qeverinë në detyrë të Serbisë, i cili është nën sanks...
Bota
20 November 2026, 22:24
E.M
ITALI- Ikona e gazetarisë italiane, Corrado Augias ka humbur jetën në moshën 91-vjeçare. Pas karrierës e cila zgjati më sh...
Bota
20 November 2026, 21:44
E.M
SHBA- Ish-sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia është vënë nën hetim nga Dhoma e Avokat&...
Bota
20 November 2026, 20:25
E.M
BRITANI- Dhjetë vite pas referendumit i cili sanksionoi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, Londra dhe Brukseli po ...