14 November 2026, 10:54
Nga E.M
FIER- Policia e Fierit ka zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e Natës”.
Një 51-vjeçar është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, tre shtetasit dyshohet se vidhnin automjete për t’i përdorur më pas për veprimtari kriminale.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Gjevahir Ceka. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet e Natës”.
Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, dyshohet për t’i përdorur për veprimtari kriminale. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë.
Zbardhen 5 vjedhje automjetesh në qarkun Fier.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet e Natës”, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjes së automjeteve.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13.11.2026, kanë vjedhur dy automjete në fshatin Hekal, Mallakastër.
Në vijim të hetimeve, janë dokumentuar edhe 3 raste të tjera të vjedhjes së automjeteve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:
-Më datë 08.01.2026, në fshatin Feras, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;
-Më datë 13.09.2026, në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;
-Më datë 18.10.2026, në fshatin Dushk, Lushnjë, kanë vjedhur një automjet.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Lezhë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë./Dosja.al
Fier
Aktualitet
14 November 2026, 10:53
E. D
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ...
Aktualitet
14 November 2026, 08:37
E. D
SHBA- Hapësira ajrore e Shteteve të Bashkuara është rihapur pas vendimit të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) ...
Aktualitet
14 November 2026, 08:31
E. D
Roberto Saviano
ITALI- Shkrimtari dhe gazetari investigativ italian, Roberto Saviano, ka ngritur shqetësime mbi qarkullimin e shumave të më...
Aktualitet
14 November 2026, 08:18
E. D
TIRANË- Studentët kanë njoftuar sot zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, në orën 14:00...
Aktualitet
14 November 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, p...
Aktualitet
14 November 2026, 07:20
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka planifikuar të shpenzojë 4.27 miliardë euro gjatë vitit 2027, në një projektbuxhet q&...
Aktualitet
14 November 2026, 07:18
E. D
Bujqësia shqiptare është në vitin e gjashtë të krizës, me rënie sistematike të prodhimit dhe rënie të fo...
Aktualitet
14 November 2026, 07:09
E. D
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vran&e...
Aktualitet
13 November 2026, 22:59
E. D
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, CENTCOM, e ka mohuar pretendimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) se ajo e kishte shkat&e...
Aktualitet
13 November 2026, 22:49
E. D
Tashmë 18 vjeç, Alvin Berisha vendos të tregojë për herë të parë në një intervistë për Piranjat h...