14 November 2026, 08:31
Nga E. D
Roberto Saviano
ITALI- Shkrimtari dhe gazetari investigativ italian, Roberto Saviano, ka ngritur shqetësime mbi qarkullimin e shumave të mëdha të parave përmes platformës TikTok, duke vënë në pikëpyetje lidhjet mes Shqipërisë, Meksikës dhe Napolit.
Në një intervistë për median italiane Fanpage.it, Saviano kërkon të kuptohet se kush qëndron pas miliona eurove që transferohen përmes dhurimeve virtuale gjatë transmetimeve live në këtë platformë dhe cilat janë arsyet që fshihen pas këtyre transaksioneve.
Një nga elementet që ngre dyshime, sipas gazetarit, është fakti se mbi 90% e këtyre donacioneve përfshijnë krijues përmbajtjeje nga Napoli. Ai vë në pikëpyetje origjinën e parave, motivet e personave që bëjnë dhurimet dhe mungesën e masave ndaj profileve që përfshihen në këto aktivitete.
Saviano paralajmëron se pas numëruesve që rriten gjatë transmetimeve live dhe shifrave marramendëse të dhurimeve mund të fshihet një mekanizëm kompleks financiar, i cili është i vështirë për tu identifikuar dhe kontrolluar edhe nga autoritetet ligjzbatuese.
Ai thekson gjithashtu se në disa vende, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Turqinë, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën, janë zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për pastrim parash përmes TikTok-ut. Gazetari italian kërkon që fenomeni të marrë vëmendjen e institucioneve edhe në Itali, duke theksuar nevojën për të hetuar origjinën dhe destinacionin e këtyre shumave të mëdha.
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika, Napoli dhe miliona euro të kaluara përmes TikTok-ut? Kush dhuron? Pse dhuron? Si është e mundur që mbi 90%, 90% e këtyre donacioneve të përfshijnë pikërisht krijues napolitanë? Pse TikTok-u nuk i bllokon këto profile? Pas numëruesve që rriten dhe miliona eurove të dhuruara fshihet një botë që u shpëton edhe forcave të rendit. Në Francë, në Angli, në Turqi, në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë ka pasur hetime mbi pastrimin e parave përmes TikTok-ut. Ka ardhur koha të flasim për këtë edhe në Itali./Dosja.al
Roberto Saviano
Aktualitet
14 November 2026, 08:18
E. D
TIRANË- Studentët kanë njoftuar sot zhvillimin e një tjetër proteste kombëtare në Tiranë, në orën 14:00...
Aktualitet
14 November 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 22:45 në lagjen nr. 6 të Durrësit, p...
Aktualitet
14 November 2026, 07:20
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka planifikuar të shpenzojë 4.27 miliardë euro gjatë vitit 2027, në një projektbuxhet q&...
Aktualitet
14 November 2026, 07:18
E. D
Bujqësia shqiptare është në vitin e gjashtë të krizës, me rënie sistematike të prodhimit dhe rënie të fo...
Aktualitet
14 November 2026, 07:09
E. D
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vran&e...
Aktualitet
13 November 2026, 22:59
E. D
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, CENTCOM, e ka mohuar pretendimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) se ajo e kishte shkat&e...
Aktualitet
13 November 2026, 22:49
E. D
Tashmë 18 vjeç, Alvin Berisha vendos të tregojë për herë të parë në një intervistë për Piranjat h...
Aktualitet
13 November 2026, 21:52
E. D
VLORË- Një histori familjare e rënduar nga konfliktet, ndarja e prindërve dhe akuzat e ndërsjella për dhunë e ka çuar...
Aktualitet
13 November 2026, 21:26
E.M
KORÇË- Në lagjen 17-të të qytetit të Korçës përfshirë edhe disa zona të tjera është nd&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 21:21
E. D
TIRANË- Një rrjet i dyshuar falsifikatorësh, që reklamonte dhe ofronte në rrjetet sociale dokumente identifikimi të falsifik...