Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Vijonë kontrollet për kultivimin e lëndëve narkotike në Tropojë, procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku dhe Punonjesi
18 June 2021, 09:42Nga DOSJA
TROPOJË-Policia e Tropojës ka njoftuar ditën e sotme se pas kontrolleve të cilat po vijojnë edhe aktualisht për kultivimin e bimëve narkotike janë gjetur në fshatin Salcë zona të kultivuara me fidanë kanabis dhe fara të kultivuara në kubikë.
Pas kësaj po procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku dhe Punonjesi i Pyjores për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Puna kërkimore vijon akoma ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tropojë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Salcë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë dhe shtetasi A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. Në qarkun e Kukësit do të vijojnë intensivisht kontrollet në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, autoritetet vendore dhe Policinë Kufitare, të ngarkuara ligjërisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai, ka dalë nga ambientet e burgut ku edhe po vuante dënimin me burg përjetë. Mësohet se i forti i Vlorës, po i nëns...
BRUKSEL-Këshilli Evropian publikon listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e COVID për të udhëtuar ku ndër të tjerë në listë është edhe Shqipëria...
GJIROKASTËR– Vasil Mullaj, i cili është i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht 3 vajza të mitura në Gjirokastër, i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit ditën ...
GREQI-Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka reaguar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch ku janë shprehur të tronditur si dhe i ka...
TIRANË– Ditën e sotme aktivisti Auron Tare është dhunuar nga punëtorë të firmës private ‘Erald’ në Bënçe të Vlorës. Tare ishte i pranishëm në dëgjes...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një denonim të frikshëm në rrjetin e tij social në Facebook, ku denoncuesi pretendon se një qytetar me probl...
VLORË– Dhunohet fizikisht dhe verbalisht studiuesi dhe aktivisti Auron Tare! Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bënçë të Vlorës, ku edh...