LIVE UPDATES
Editorial

SHËNIM: Sot u shënua vdekja e parë nga Covid-19, a janë marrë të gjitha masat që duhen?!

11 March 2020, 13:06 Nga DOSJA
SHËNIM: Sot u shënua vdekja e parë nga Covid-19, a janë

TIRANË- Sot u shënua viktima e parë e Coronavirusit. Një 75- vjeçare, që kishte qenë në Itali dhe ishte kthyer në Sukth. Që aty u shtrua në spitalin e Durrësit, ku u vendos në një dhomë me 9 pacientë të tjetë, pasi mjekët e kuronin për pneumoni.

Një vajzë shërbente për të dyja, infermieret dhe mjekët pa masa mbrojtëse gjithashtu. Derisa u kuptua që ishte çovid-19. Ndërkohë, kontaktet në Sukth, familja e pacientes që ndau dhomën, bashkë me vajzën që shërbente dhe personeli spitalor që i shërbeu, kanë dalë dhe kanë takuar të tjerë njerëz. Madje mjekët dhe infermierët kanë kontaktuar edhe pacientë të tjerë. Një njollë dyshimi që rritet.

Një gabim i ngjashëm me atë të spitalit të Cogdognos, në veri të Italisë, ku pacienti Italian 28- vjecar u bë përhapësi i virusit edhe nëpërmjet mjekëve dhe infermierëve.

Nuk është për panik, por ata që kanë kontaktuar me një nga këto kategori, patjetër duhet të vetëkarantinohen për 2 javët në vazhdim. Qeveria dhe i gjithë zinxhiri i emergjencës, do të ndihmonin qytetarët nëse do t’i ndërgjegjësonin për këto rreziqe. Ata kanë zgjedhur rrugën e kontaktimit në telefon, ose nëpërmjet pushtetit lokal, por kjo mënyrë nuk i përfshin të gjithë. Mentaliteti autoritar i kontrollit të frikës nga qeveria, mund të infektojë më shumë.

Mentaliteti i ideatorit të kësaj sjelljeje autoritare mund të bëjë kërdinë, nëse mesazhet e tij do të dëgjoheshin nga njerëzit.

Vetëm 30 minuta pasi u shënua viktima e parë, doli në ekran për t’u thënë njerëzve të mos shohin Televizionet, se përhapin panik. Dhe këtë mesazh e dha në televizione. Televizionet me bujari ia dhanë hapësirën nje njeriu që po kërkonte mbylljen e tyre dhe zëvendësimin me ERTV.

Nëse një moment do të ndodhte që njerëzit ta dëgjonin dhe të informoheshin nga ERTV, nuk do të kishin marrë vesh që maskat ishin të skaduara dhe nuk kanë asnjë efekt, nuk do të dinin që tashmë ka 4 vatra infeksioni, në 4 qytete të ndryshme, 3 prej të cilave janë qytetet më të mëdha në vend, Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Nuk do ta merrnin mesazhin që japin mediat e pavarura për vetëizolim, për të ndjekur gjurmën dhe për t’u bërë i vetëdijshëm që kontakti me një nga kontaktet, direkt ose indirekt mund të ketë shpërndarë virusin. Nëse mediat e fryjnë rrezikun, përhapin panil, do të ishte lehtësuese për qeverinë që po jep mesazhin e duhur të qëndrimit në shtëpi. Nëse dëgjohet Rama nuk do ishte amplifikuar asnjë mesazh parandalues.

Reagimi i kryeministrit ndaj kritikëve tregon vetëm se i fshihet përgjegjësisë. Nëse opozita denoncon maskat e skaduara, reagimi i Kryeministrit nuk mund të jetë përgënjeshtrimi, investimi personal për të përgënjeshtruar një fakt, por pranimi i fajit dhe zëvendësimi i maskave. Mbrojtja e bën atë bashkëfajtor, ul besimin e njerëzve dhe shton panikun.

Kërkesa për izolimin e të moshuarve dhe vetëkarantinimin, edhe gjoba 5 mijë euro për ata që nuk vetëkarantinohen, janë masa të domosdoshme, por jo gjithmonë të realizueshme. Ka familje që nuk mund të izolojnë të moshuarit dhe as të dyshuarit si të prekur. Në kushtet e vështira ekonomike nuk mund t’i marrin masat. A ka ndonjë ofertë qeveria për këto raste? Po bashkitë? Nëse do ta njihni mirë situatën, tashmë do të kishin dhënë një alternativë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial masat për koronavirusin ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Editorial 6 March 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 March 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 March 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 February 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

Editorial 28 February 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin