Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Vjedhje dhe plagosje në Vlorë, arrestohen dy persona
10 November 2021, 10:44Nga DOSJA
VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje me dashje. Personi me inicialet Th.H, dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e thikës, një shumë parash nga një person. Ndërsa personi tjetër i arrestuara akuzohet për veprat penale plagosje me dashje dhe prishje e qetësisë publike. 34-vjeçari i cili banon në Sarandë, ka goditur me grushta dhe sende të forta një tjetër person.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Th. H., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin e një thike një shumë lekësh shtetasit A. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasin S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin A. K., si dhe ka prishur qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
ITALI– Prej kohësh ai konsiderohej si një nga protagonistët e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, por tashmë ndodhet pas hekurave....
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë disa informacione se kush duhet të bëjë vaksinën anti covid. Këto informacione kanë në ...
TIRANË– Ish-vokalisiti i Kthjellu dhe këngëtari Mentor Haziri ka shpërthyer ndaj organizuesve të festivalit të RTSH-së që ka nisur për gatitjet për m...
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka marrë postin e ri nga kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme të Këshill...
TIRANË– Ministrat e kabinetit kanë dalë sërish sot në një konferencë për shtyp për të njoftuar vendimet e marra. Fillimisht, në fjalën e saj, ministr...
TIRANË-Gjykata e Krujës dha ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Sajmir Kuçi, i akuzuar për grabitjen dhe dhunën ndaj ...