Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përveç Kolës, organi i akuzës ka kërkuar dënime me burg edhe për katër persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar për vrasjen me paramendim të Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Sipas hetimeve, krimi dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrjeje, për shkak të një konflikti të mëparshëm mes Kolës dhe vëllait të viktimës. Ky konflikt, sipas organit të akuzës, dyshohet se ka shërbyer si motiv për ekzekutimin e Sanajt.
Prokuroria pretendon se pas vrasjes, Kola ka tentuar të shmangë gjurmët, duke lëvizur mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai dyshohet gjithashtu se ka blerë automjetin e përdorur në krim pa kryer procedurat përkatëse noteriale. Përveç Kolës, organi i akuzës ka kërkuar dënime me burg edhe për katër persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje. Konkretisht, janë kërkuar 3 vite burg për Gj.K. dhe 2 vite burg për K.A., të akuzuar për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se kishin dijeni për personin të cilit i kishin shitur automjetin e përdorur në vrasje, por nuk kishin treguar identitetin e tij.
Ndërkohë, për E.H. është kërkuar dënimi me 5 vite burg, pasi dyshohet se ka ndihmuar Kolën pas ngjarjes, duke e pritur në Mal të Zi, e shoqëruar gjatë largimit dhe duke i siguruar akomodim në hotel. Për Z.K., Prokuroria ka kërkuar 2 vite burg, me dyshimin se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë nga ambientet ku Kola kishte qëndruar për drekë dhe kishte kryer blerjen e automjetit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon 35 vite burg për shtetasin V.K., për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet neni 78/2 dhe 278/1 të Kodit Penal me viktimë shtetasin B.S. Si dhe dënimin me nga 3 dhe 2 vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burgim për shtetasit E.H., dhe Z.K., të akuzuar për veprat penale ‘Përkhrahja e autorit të krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë drejtësinë’ parashikuar nga nenet 302 dhe 301 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 7911 të vitit 2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vlerësoi se shtetasi V.K. ka kryer me paramendim për hakmarrje vrasjen e shtetasit B.S., pasi ka pasur një konflikt me vëllain e tij, shtetasin R.S. vite më parë. Ai kreu një sërë veprimesh për të mos lënë gjurmë me ardhjen dhe largimin nga Shqipëria, duke hyrë e dalë nga Mali i Zi dhe duke blerë mjet tip veturë pa kryer veprime noteriale. Ky shtetas vite më parë ka pasur konflikt me vëllain e viktimës dhe ai dhe familjarët kanë pasur pretendime për plagosjen e familjarit të tyre.
Po kështu, në lidhje me këtë hetim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi dëmin e tre dhe dy vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. të cilët edhe pse kishin dijeni nuk kallëzuan emrin e personit për të cilin kishin shitur makinën me të cilën u krye vrasja e viktimës, pa kontratë. Ndërsa kërkesa për dënimin me pesë vite burg u bë për shtetasin E.H., i cili rezultoi se ka pritur në Malin e Zi shtetasin V.K., si dhe ka bërë përcjelljen e tij po nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin duke përkrahur autorin e krimit. Së fundmi, për shtetasin Z.K., u kërkuan dy vite burgim pasi ka kryer fshirjen e kamerave të sigurisë kur i pandehuri V.K., kanë drekuar dhe kanë kryer blerjen e mjetit.
Si ndodhi vrasja e Briken Sanajt?
Briken Sanaj u ekzekutua me 3 plumba në fytyrë me 1 nwntor 2022 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. 2 persona, që qarkullonin në një mjet tip "Benz" thyen traun tek rezidenca dhe iu afruan vendit kur banonte 39-vjeçari nga Lezha. E pritën derisa zbriti bashkëshorten dhe fëmijën në parkingun e pallatit, e teksa shkoi për të takuar dy miqtë e tij, e thirrën nga makina. Në momentin kur Sanaj u afrua, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Miqtë e qëlluan në spital, por ndërroi jetë rrugës. Deri më tani nuk raportohet se ai ka pasur precedentë penale, edhe pse mbante dy emra, Briken dhe Skredi, ndërsa rojet e pallatit e njihnin si Anton Gjini.
Konflikti për një vajzë
Nga hetimet e derimëtanishme mendohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur më herët vëllai i tij, Antonio Sanaj. Gjithçka lidhet me sherrin e 29 marsit 2012, ku Gentian Kola u përplas me Antonio Sanajn. E gjitha për një vajzë. Për t'ju shmangur hasmit u larguan nga Shqipëria, e Brikeni ishte kthyer vetëm kohët e fundit pasi natën që u vra, sapo ishte kthyer nga dasma e shokut të tij në Lezhë. Megjithatë lajmi se qarkullonte në Shqipëri kishte ardhur dhe hasmit e pritën. E vranë babanë e dy fëmijëve vetëm sepse në vitin 2014 në dosjet policore të Lezhës, shkruhet se familja e Viktor Kolës, ishte në hasmëri gjakmarrjeje me familjen e Mark Sanajt. Pasi e vranë, autorët dogjën makinën por lanë pas kallashnikovin dhe një bidon me benzinë ku mendohet se mund të kenë mbetur shenjat e gishtave të autorëve./Dosja.al
Foto ilustruse Në këto ditë me ngarkesë sociale në Shqipëri, gjetëm kohën për të parë jashtë tensi...
Foto ilustruse TIRANA- Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë është p&eum...
Pamje SHKODRA- Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodë...
Pamje BULQIZA- Rruga Qafë Buall-Krastë, e cila lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit është bllokuar sot në orët e m&eum...
KLP TIRANA- Prokurorja e Dibrës, është ndëshkuar me “Vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë i Prokuroris&e...
Pamje SHKODRA- Ura e Bardhajve e cila lidh qytetin e Shkodrës me fshatrat e zonës së Rrethinave, ndodhet në gjendje të amortizuar dhe...
Pamje FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica dhe ka dërguar për gjykim kompaninë e përpunim...
Foto ilustruse SHKODRA- Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes të burgosurve, i cili ndodhi ditën e sotme në burgun e Reç...
Foto ilustruse BELGJIKA- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge, pasi policia zbuloi pak kohë më parë nj...