19 November 2026, 13:52
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit, do të bllokohet sonte në të dyja senset e lëvizjes. Bllokimi do të nisë në orën 22:00 të kësaj të enjteje dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes.
Në kuadër të kësaj, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut. ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor shqiptar:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes.
Punimet do të zhvillohen duke filluar sot më 19.11.2026 deri nesër më 20.11.2026, nga ora 22:00 – 05:00. Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve./Dosja.al
Tiranë-Durrës Mbikalimi i Kasharit ARRSH
Aktualitet
19 November 2026, 13:46
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë është p&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 13:31
E.d
Pamje
SHKODRA- Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodë...
Aktualitet
19 November 2026, 13:17
e.d
Pamje
BULQIZA- Rruga Qafë Buall-Krastë, e cila lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit është bllokuar sot në orët e m&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 13:09
E.d
KLP
TIRANA- Prokurorja e Dibrës, është ndëshkuar me “Vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë i Prokuroris&e...
Aktualitet
19 November 2026, 12:31
E.d
Pamje
SHKODRA- Ura e Bardhajve e cila lidh qytetin e Shkodrës me fshatrat e zonës së Rrethinave, ndodhet në gjendje të amortizuar dhe...
Aktualitet
19 November 2026, 12:03
E.d
Pamje
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica dhe ka dërguar për gjykim kompaninë e përpunim...
Aktualitet
19 November 2026, 11:34
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Detaje të reja kanë dalë nga sherri mes të burgosurve, i cili ndodhi ditën e sotme në burgun e Reç...
Aktualitet
19 November 2026, 11:22
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge, pasi policia zbuloi pak kohë më parë nj...
Aktualitet
19 November 2026, 10:50
E.d
Isa Myzyraj
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve që, de...
Aktualitet
19 November 2026, 10:33
E.d
Pamje
BELGJIKA- Gjashtë persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacio...