19 November 2026, 11:22
Nga E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge, pasi policia zbuloi pak kohë më parë një fabrikë kanabisi në zemër të Ensivalit. Në magazinën e cila ishte e vendosur në rrugë Auguste Dupont, prapa sallës së sporteve, policia zbuloi një plantacion, ku dhe u gjetën 220 kilogramë kanabis. Në kuadër të kësaj u arrestuan dy shtetas shqiptarë, të cilën dolën ditën e djeshme para Gjykatës Penale të Verviersit. Mediat belge shkruajnë se hetimi kishte nisur pas informacioneve të policisë dhe ankesave për erëra të dyshimta. Verifikimet zbuluan, ndër të tjera një rritje prej 420% të konsumit të energjisë elektrike. Gjatë kontrollit, hetuesit zbuluan disa dhoma për kultivimin e kanabisit, si dhe drogë që ishte korrur.
Përpara gjykatës, shqiptari më i ri tregoi se ishte larguar nga Shqipëria për t'i shpëtuar varfërisë. Pasi kishte punuar jashtë vendit, ai pretendoi se kishte takuar një person që i kishte ofruar një punë në Belgjikë. Por, pasi mbërriti në Ensival, kishte zbuluar natyrën e vërtetë të punës. Për gati katër muaj, ai tha se kishte jetuar brenda magazinës, pa pasur mundësi të dilte jashtë.
“Më kishin thënë se do të merresha vetëm me ujitjen e bimëve. Nuk e dija që bëhej fjalë për kanabis Ma thanë qartë: “Nuk mund të dalësh, do të të gjejmë”, ka deklaruar ai para gjykatës.
Edhe shqiptari tjetër dha një dëshmi të ngjashme. Ai dëshironte të shkonte në Angli për të fituar para me qëllim që të kuronte vajzën e tij të sëmurë. Pasi ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale, ai pretendon se kishte pranuar një punë për të cilën do të paguhej disa mijëra euro.
“Kërkova të largohesha nga kjo punë, por më thanë se duhej të qëndroja derisa të gjenin dikë tjetër”, tha ai.
Një organizatë e paqartë
Dosja zbulon ekzistencën e një organizimi mjaft të mistershëm. Magazina ishte marrë me qira në emër të një personi të tretë, ndërsa faturat paguheshin nga llogari të huaja Revolut. Dy të pandehurit pretendojnë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me personat që qëndronin në të vërtetë pas aktivitetit kriminal. Një i dyshuar i tretë u identifikua përmes gjurmëve të gishtërinjve, por nuk u arrit kurrë të gjendej për t'u marrë në pyetje.
Për prokurorinë, megjithatë, dy shqiptarët e dinin shumë mirë se në çfarë aktiviteti po përfshiheshin. Deklaratat e tyre gjatë marrjeve të para në pyetje bien ndesh me disa prej pretendimeve të bëra më vonë. Gjithashtu, në telefonat e tyre u gjetën fotografi të kanabisit.
Prokurorja foli për një organizatë të mirëstrukturuar, ku personat që kryejnë punët praktike ndodhen në shkallën më të ulët të hierarkisë. Megjithatë, sipas saj, ata kishin mundësi të largoheshin nga vendi. Ajo kërkon 18 muaj burg dhe 1.000 euro gjobë për secilin prej dy shqiptarëve, si dhe konfiskimin e 89.000 eurove nga tre të pandehurit.
Avokatët, nga ana tjetër, këmbëngulin se klientët e tyre ishin thjesht punëtorë të nivelit më të ulët, të cilët kishin mbërritur në një plantacion që ishte tashmë në funksion. Ata kundërshtojnë përgjegjësinë e klientëve të tyre për vjedhjen e energjisë elektrike dhe kërkojnë pezullimin e thjeshtë të dënimit, pa vendosjen e gjobës. Të mbajtur në paraburgim prej disa muajsh, dy shqiptarët shpresojnë tashmë të kthehen pranë familjeve të tyre në Shqipëri./Dosja.al
dy shqiptarë polica belgjika
Aktualitet
19 November 2026, 10:50
E.d
Isa Myzyraj
TIRANA- Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve që, de...
Aktualitet
19 November 2026, 10:33
E.d
Pamje
BELGJIKA- Gjashtë persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një operacio...
Aktualitet
19 November 2026, 10:28
E.d
Erjon Vishkulli
TIRANA- Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur ...
Aktualitet
19 November 2026, 10:26
E.d
Pamje
KUÇOVA- Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar ësht&...
Aktualitet
19 November 2026, 10:22
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar paraditen e sotme në Institucionin e Ekzekutimi...
Aktualitet
19 November 2026, 10:20
E.d
Foto ilustruse
KORÇA- Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi tentoi të grabiste një...
Aktualitet
19 November 2026, 09:57
E.d
Vinçesk Piroli
LEZHA- Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Vinçesk Pirolin, një prej tre...
Aktualitet
19 November 2026, 09:21
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani kanë ndërmarrë një nismë për t'i k&eum...
Aktualitet
19 November 2026, 09:11
E.d
Pamje
KOSOVA- Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga drejtësia amerikane për vepra penale që lidhen me krimet kibernetike, ës...
Aktualitet
19 November 2026, 07:25
E.d
Foto ilustruse
Industria dhe tregtia me pakicë në Kosovë kanë shënuar rritje në disa prej treguesve kryesorë ekonomikë...