7 November 2026, 16:49
Nga E.d
Eduart Xhani
ITALI- Gjykata e Breshias ka vendosur arrestimin e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare që akuzohet për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe. I riu do të qëndrojë në burg, por për momentin ndodhet i shtruar në Spitalin Civil të Breshias, ku ruhet nga forcat e policisë.
Sipas mediave italiane, vendimi është marrë pas marrjes në pyetje të të riut nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kujdesi i veçantë ndaj tij lidhet edhe me shqetësimet për një tentativë të mundshme vetëdëmtimi.
Krimi ndodhi më 2 nëntor në banesën e familjes në Chiari, në provincën e Breshias. Një ditë më vonë, Xhani u paraqit në një kazermë të karabinierëve në Kremona dhe njoftoi vetë se kishte vrarë nënën e tij. Policia shkoi në banesë dhe gjeti trupin e pajetë të 39-vjeçares.
Gjatë dëshmisë, 21-vjeçari ka treguar se fillimisht kishte menduar t'i jepte fund jetës, pasi, sipas tij, nuk arrinte të gjente vendin e vet në një botë që e konsideronte të padrejtë. Pas dështimit të kësaj tentative, ai dyshohet se ka sulmuar të ëmën me thikë, duke e goditur disa herë në kraharor dhe bark.
Pas ngjarjes, i riu është larguar me automjetin e tij Audi A1, për t'u paraqitur mëngjesin e ditës tjetër në policinë e Kremonës. Ndërkohë, ekspertiza mjekoligjore pritet të përcaktojë detajet e plagëve të marra nga viktima. Gjatë marrjes në pyetje, Xhani nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për arsyet që e çuan drejt vrasjes.
Mediat italiane raportojnë se mes nënës dhe djalit nuk ishin konstatuar konflikte të mëparshme. I riu kishte lindur në Itali dhe kishte jetuar me të ëmën në Chiari, pasi ajo ishte ndarë nga babai i tij. Hetimet vijojnë, ndërsa gjendja psikologjike e 21-vjeçarit pritet të shqyrtohet përmes ekspertizave gjatë procesit gjyqësor./Dosja.al
itali shqiptar vrasje
Aktualitet
7 November 2026, 16:36
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet kanë arritur një tjetër nivel gjatë protestës kombëtare para Kryeministrisë, ku protestuesit kan&eu...
Aktualitet
7 November 2026, 16:35
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke lënë pas godinën e Ministrisë s&eu...
Aktualitet
7 November 2026, 16:30
E.d
Pamje
TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar edhe gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, k...
Aktualitet
7 November 2026, 16:20
E.d
Pamje
TIRANA- Të rinjtë që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit kanë zgjedhur një mënyrë ironike pë...
Aktualitet
7 November 2026, 16:10
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve dhe qytetarëve ka marrë një tjetër drejtim, pasi protestuesit janë larguar nga godina ...
Aktualitet
7 November 2026, 16:05
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata mes protestuesve dhe forcave të policis...
Aktualitet
7 November 2026, 15:56
E.d
Dorian Puka
ANGLI- Një shtetas shqiptar, i dënuar dy herë për vjedhje në Britaninë e Madhe dhe i deportuar po aq herë, &eum...
Aktualitet
7 November 2026, 15:52
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet kanë vijuar të rriten gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku efektivët e policisë kan&...
Aktualitet
7 November 2026, 15:48
E.d
Pamje
RROGOZHINA- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku një 83-vjeçar ka mbetu...
Aktualitet
7 November 2026, 15:42
E.d
Pamje
TIRANA- Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Një kosh mbeturi...