22 October 2026, 11:30
Nga DOSJA
Xavi Alonso dhe bashkëshortja e tij, Nagore Aranburu
SPANJE - Xabi Alonso ka marrë një lajm të rëndësishëm në planin personal. Gjykata e Lartë e Drejtësisë e vendit bask ka vendosur në favor të ligjshmërisë së vilës që trajneri ndërtoi së bashku me bashkëshorten e tij, Nagore Aranburu, në malin Igeldo, një nga zonat më ekskluzive të San Sebastiánit.
Vendimi i jep fund një beteje të gjatë ligjore, e cila e kishte lënë pronën të pabanuar për rreth dy vjet. Vila, me një sipërfaqe mbi 1.000 metra katrorë dhe vlerë të përllogaritur rreth dy milionë euro, përfshin një pishinë dhe një bodrum prej afërsisht 500 metrash katrorë.
Çështja nisi pasi një gjykatë në San Sebastián e shpalli ndërtimin të paligjshëm, duke hapur një konflikt mbi rregullat e planifikimit urban dhe kushtet e ndërtimit të pronës. Si bashkia e San Sebastiánit, ashtu edhe kompania Tavaro XXI, e cila zotëron vilën dhe menaxhohet nga Aranburu, e apeluan vendimin.
Debati mori përmasa të tjera në qershor të vitit 2025, kur organizatat mjedisore Ekologistak Martxan dhe Haritzalde, së bashku me një shoqatë lokale, iu drejtuan Prokurorisë së Gipuzkoas për të raportuar parregullsi të mundshme në lidhje me ndërtimin dhe aksesin në pronë.
Në ankesë ngriheshin pikëpyetje për mungesën e një aksesi të përcaktuar qartë dhe për përdorimin e mundshëm të tokës publike, duke kërkuar shqyrtimin e veprimeve të autoriteteve bashkiake.
Me vendimin e ri, çështja merr një kthesë të rëndësishme në favor të familjes Alonso. Pas dy vitesh larg kësaj prone, trajneri dhe bashkëshortja e tij mund të shohin më në fund fundin e një prej problemeve të tyre më të gjata personale.
B.T (Dosja.al)
Sport
22 October 2026, 10:30
GJERMANI - Bayern Munich dhe Kombëtarja e Kolumbisë mbajnë frymën për gjendjen fizike të Luis Díaz. Sulmuesi u detyru...
Sport
22 October 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain festoi një fitore të rëndësishme 4-2 ndaj Barcelonës në Champions League, por mbrëmja u shoq&eu...
Sport
22 October 2026, 09:30
ZVICER - Europa League zbret sërish në fushë me një program të ngjeshur prej 18 ndeshjesh, të ndara në dy orare, 18:45 dhe 2...
Sport
22 October 2026, 09:00
ANGLI - Manchester United po kalon një nga momentet më të vështira, ndërsa humbja 4-1 në transfertë ndaj Comos në ...
Sport
22 October 2026, 08:30
Kylian Mbappé dhe Arda Güler, të mërkurën kundër Leipzig
SPANJE - Kylian Mbappé po kalon një moment fantastik dhe ...
Sport
22 October 2026, 08:00
ITALI - Milani përballet me një humbje të dyfishtë dëmtimesh. Rossonerët po përballen me dëmtimet e Gonçal...
Sport
22 October 2026, 07:30
ITALI - Pas një raundi të dytë të tmerrshëm, futbollii italian i është rikthyer buzëqeshja në Ligën e Kampion...
Sport
22 October 2026, 01:27
ZVICER - Faza e ligës në Champions League po dhuron surpriza që në javët e para. Pas tri ndeshjeve, Paris Saint-Germain kryeson r...
Sport
21 October 2026, 23:06
GJERMANI - Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një nga turet më spektakolare të këtij sezoni, me em...
Sport
21 October 2026, 22:58
GJERMANI - E djeshmja ishte një mbrëmje e magjishme Ligës së Kampionëve që dhuroi spektakël, emocione dhe katër gola n&e...