LIVE UPDATES
Bota

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Ai shtoi se, nëse Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Ukrainës raketa Patriot për një muaj, Ukraina do t’i ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse për të njëjtën periudhë.

2 November 2026, 09:07 Nga E. D
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës - siç ka kërkuar presidenti amerikan, Donald Trump - nëse Shtetet e Bashkuara do ta furnizonin shpejt Ukrainën me raketa Patriot për mbrojtje ajrore. Në një intervistë për Fox News, më 1 nëntor, Zelensky tha se ka zhvilluar bisedime me presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë çështje.

“Ne u thamë se nuk mund të mos kundërpërgjigjemi pas sulmeve të Rusisë ndaj sektorit tonë energjetik, ndërkohë që Rusia vret njerëzit tanë dhe sulmon rrjetin elektrik, infrastrukturën e gazit, rafineritë dhe gjithçka tjetër”, i tha ai gazetarit Trey Yingst.

“Ne thamë se, nëse doni që të mos i sulmojmë rafineritë ruse, atëherë edhe Rusia duhet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit tonë energjetik. Alternativa tjetër është të na jepni raketa Patriot. Ne do t’i sigurojmë paratë. Nuk po kërkojmë vetëm ndihmë... Do të paguajmë për to”, tha Zelensky.

Ai shtoi se, nëse Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Ukrainës raketa Patriot për një muaj, Ukraina do t’i ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse për të njëjtën periudhë.

Mund të duhen “disa vite”

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi më 30 tetor se ka miratuar shitjen e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh. Këto raketa, për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente, synojnë të forcojnë mbrojtjen e saj përballë sulmeve ajrore gjithnjë e më të shpeshta të Rusisë.

Megjithatë, Zelensky paralajmëroi se mund të duhen “disa vite” derisa të mbërrijnë 500 raketat interceptuese. Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky shkroi se “500 raketa interceptuese PAC-3 janë një numër i konsiderueshëm” dhe se ato mund të përbëjnë një paketë efektive mbrojtjeje gjatë këtij dimri. Por, ai shtoi se “dërgesat mund të fillojnë vetëm pas disa vitesh”.

“Po u kërkojmë partnerëve tanë amerikanë të gjejnë një zgjidhje për këtë periudhë, kur rreziku është real dhe nevoja për përdorimin e raketave interceptuese PAC-3 është urgjente”, tha presidenti ukrainas.

Alex Plitsas, bashkëpunëtor në Këshillin Atlantik dhe ish-zyrtar i Pentagonit, tha se njoftimi për raketat Patriot është i rëndësishëm, por se nuk do t’u përgjigjet nevojave të menjëhershme të Ukrainës. Ai paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike synojnë t’i terrorizojnë civilët dhe ta detyrojnë Ukrainën të dorëzohet, duke e lënë popullsinë e saj të përballet me të ftohtin e dimrit.

Raketat interceptuese PAC-3 të sistemit amerikan Patriot janë ndër armët e pakta perëndimore që mund t’i rrëzojnë raketat balistike që Rusia i lëshon drejt qyteteve ukrainase. Trump, i cili përballet me presion politik për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë në SHBA, ka bërë thirrje për armëpushim në sektorin energjetik, duke kërkuar që Rusia dhe Ukraina t’i ndalin sulmet ndaj infrastrukturës së këtij sektori.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe u ka rezistuar thirrjeve për armëpushim. Me afrimin e muajve të dimrit, që mund të jenë të ashpër, ajo ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe ndaj objekteve civile.

Ukraina është kundërpërgjigjur me sulme ndaj infrastrukturës energjetike ruse, për të cilën thotë se përdoret për të mbështetur luftën e Moskës kundër saj. Në mbarë Rusinë janë raportuar mungesa të karburanteve dhe radhë të gjata në pikat e furnizimit.

Dyshime për sulme kibernetike në Ukrainë dhe Rusi

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë raportuar sulme të dyshuara kibernetike ndaj sistemeve të tyre të paralajmërimit dhe informimit të qytetarëve. Ende nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se dyshojnë se sistemi i paralajmërimit për sulme ajrore është hakuar, por se funksionimi i tij është rikthyer në normalitet.

“Duket se dikush ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në aplikacionin për paralajmërimin e sulmeve ajrore. Ruani qetësinë dhe ndiqni njoftimet tona”, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 1 nëntor.

Një ditë më vonë, Ministria ruse e Situatave të Emergjencës njoftoi se aplikacioni i saj është goditur nga një sulm masiv kibernetik, duke u mundësuar sulmuesve t’u dërgonin qytetarëve informacione të rreme.

“Aplikacioni i Ministrisë së Situatave të Emergjencës në Rusi është bërë cak i një sulmi masiv kibernetik, përmes të cilit sulmuesit kanë mundur të shpërndajnë informacione të rreme”, njoftoi ministria në Telegram.

Nuk ka prova që dy incidentet janë të lidhura. Mediat ruse kanë raportuar edhe për disa sulme të tjera hakerësh ndaj faqeve të internetit në Rusi gjatë ditëve të fundit./REL

Volodymyr Zelensky

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin