LIVE UPDATES
Bota

“Mayday, Mayday, do rrëzohemi, nuk kemi më kohë”/ Tragjedia ajrore me 9 viktima në Florida! Minutat e fundit dramatike para se avioni të përplasej në zonën e banimit

Regjistrimet audio tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin e avionit, i cili po humbiste lartësinë me shpejtësi alarmante. Avioni, që ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamas, po fluturonte në një lartësi prej 35 mijë këmbësh, rreth 10.670 metrash, kur ekuipazhi raportoi turbulenca, reshje dhe formim akulli.

2 November 2026, 08:09 Nga E. D
“Mayday, Mayday, do rrëzohemi, nuk kemi më kohë”/
pamjet nga aksidenti

SHBA- Një aksident tragjik ndodhi të dielën në Florida të SHBA-së, ku nëntë persona humbën jetën pasi një avion privat i tipit Learjet 60 u rrëzua në një zonë të banuar në qytetin Greenacres. Momentet dramatike që paraprinë aksidentin janë zbardhur përmes komunikimeve mes ekuipazhit të avionit dhe kontrollit të trafikut ajror.

Regjistrimet audio tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të pilotëve për të mbajtur kontrollin e avionit, i cili po humbiste lartësinë me shpejtësi alarmante. Avioni, që ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamas, po fluturonte në një lartësi prej 35 mijë këmbësh, rreth 10.670 metrash, kur ekuipazhi raportoi turbulenca, reshje dhe formim akulli.

Për këtë arsye, pilotët kërkuan leje për tu ngjitur edhe 2 mijë këmbë më lart. Fillimisht, një prej pjesëtareve të ekuipazhit i përshkroi kushtet si të përballueshme, duke raportuar "turbulencë të moderuar" dhe "akull të lehtë", por situata u përkeqësua brenda pak sekondash.

"Po humbasim lartësinë me një shpejtësi prej 8,000 këmbësh në minutë. Mayday, mayday, po humbasim 10,000 këmbë në minutë", dëgjohet të thotë me urgjencë një pjesëtare e ekuipazhit.

Ndërsa avioni vazhdonte të humbiste lartësi në mënyrë të pakontrolluar, shpejtësia e tij po tejkalonte kufijtë e sigurisë.

"Kemi tejkaluar limitin e shpejtësisë, duke zbritur me 20,000 metra në minutë", raportohet të ketë thënë ajo, ndërsa tensioni në kabinë bëhej gjithnjë e më i madh.

Në një moment, duke kuptuar se përplasja ishte e pashmangshme, gruaja dëgjohet të thotë: "Do të përplasemi në tokë", përpara se të lëshojë një britmë. Ndërkohë, kontrollori i trafikut ajror përpiqej të ruante komunikimin me ekuipazhin.

"Jam këtu me ty, fol me mua", i thotë ai.

Por përgjigjet nga kabina bëheshin gjithnjë e më alarmante.

"Po zbresim në 22,000 metra, kemi anuar 60 gradë... Kujdes."

Fjalët e fundit të dëgjuara nga kabina ishin: "Dreq, nuk kemi më kohë."

Vetëm 35 sekonda pas sinjalit të parë të emergjencës, komunikimi u ndërpre dhe avioni u përplas në tokë. Pamjet filmike të aksidentit tregojnë avionin duke zbritur pothuajse vertikalisht, përpara se të përplasej në tokë me shpejtësi të madhe pranë një rruge kryesore në Greenacres, vetëm pak metra larg automjeteve që po qarkullonin.

Përplasja shkaktoi një shpërthim të fuqishëm dhe një top të madh zjarri, ndërsa në vendngjarje u krijua një krater i madh dhe mbeturinat e avionit u shpërndanë në një zonë të gjerë. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, e përshkroi skenën e aksidentit me fjalët: "Duket sikur një raketë po binte".

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie. Në fokus janë kushtet atmosferike dhe raportimet e ekuipazhit për formimin e akullit gjatë fluturimit. Megjithatë, deri më tani, nuk është përcaktuar përfundimisht se çfarë shkaktoi humbjen e kontrollit dhe rënien fatale të avionit, ku humbën jetën të nëntë personat që ndodheshin në bord./Dosja.al

aksidenti ajror ne shba

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...