1 November 2026, 22:44
Nga E.d
Donald Trump
SHBA- Një gjykatëse federale në SHBA ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të penguar shtetin e Alaskës që të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Kjo në rast se votat e hedhura për një kandidat me të njëjtin emër si senatori republikan Dan Sullivan mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
Vendimi u mor nga gjykatësja Sharon Gleeson, e Gjykatës Federale të Distriktit në Anchorage, dhe përbën një tjetër pengesë për përpjekjet e administratës Trump për të zgjeruar rolin e qeverisë federale në administrimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës amerikane, organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor janë përgjegjësi e vetë shteteve.
Çështja lidhet me garën për një vend në Senatin amerikan, ku demokratja Mary Peltola përballet me republikanin Dan Sullivan. Rezultati i kësaj gare mund të ketë rëndësi për kontrollin e Senatit, në një kohë kur republikanët synojnë të ruajnë shumicën në zgjedhjet e mesmandatit.
Ndërkohë, administrata Trump ka shtuar presionin ndaj shteteve për të siguruar të dhënat e regjistrimit të votuesve, duke argumentuar se nevojiten kontrolle më të forta për të garantuar besueshmërinë e procesit zgjedhor./Dosja.al
Donald Trump SHBA Alaskë
Bota
1 November 2026, 22:34
E.d
Michael Mann
SHBA- Regjisori i njohur amerikan, Michael Mann është plagosur aksidentalisht nga një armë zjarri gjatë një vizite ...
Bota
1 November 2026, 22:24
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Dy cisterna nafte janë përfshirë nga shpërthime në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë ...
Bota
1 November 2026, 22:14
E.d
Pamje nga protestat në Gjermani
GJERMANI- Mijëra të rinj dolën në rrugët e Gjermanisë të shtunën, më 3...
Bota
1 November 2026, 22:03
E.d
Pamje
SHBA- Një avion privat me nëntë persona në bord është rrëzuar në një zonë të banuar në Palm ...
Bota
1 November 2026, 21:19
E.d
Marta Shahbazi
SPANJA- Një prej viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë është edhe shkencëtarj...
Bota
1 November 2026, 21:09
E.d
Abdul El Sayed
SHBA- Përçarjet brenda Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara janë thelluar në prag të zgjedhjeve t&eu...
Bota
1 November 2026, 20:47
E.d
Christine Lagarde
FRANCA- Largimi i parakohshëm i Christine Lagarde nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane ka rikthyer në qendër të...
Bota
1 November 2026, 20:36
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Rusia ka refuzuar propozimin e Kievit për zgjatjen e armëpushimit në zonën e qytetit të Oleskit, në jug t&e...
Bota
1 November 2026, 20:10
E.d
Iliana Jotova
BULLGARI- Presidentja në largim e Bullgarisë, Iliana Jotova është drejt fitores në zgjedhjet presidenciale, sipas sonda...
Bota
1 November 2026, 20:00
E.d
Pamje nga protesta në Gjermani
GJERMANI- Protestat e organizuara nga të rinjtë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shku...