Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-mesfushori i Portokallinjve shpërthen ndaj lojtarëve pas turpërimit nga Gjermania, duke veçuar edhe gabimet e Dumfries, Veerman dhe Reijnders.

GJERMANI - Humbja 5-0 ndaj Gjermanisë ka shkaktuar një stuhi kritikash në Holandë. Pas reagimit të ashpër të trajnerit Xavi Hernández, i cili pranoi se ishte i shokuar nga paraqitja e skuadrës, radhën e ka Rafael van der Vaart. Ish-futbollisti i kombëtares nuk i kurseu aspak fjalët për lojtarët e tij të dikurshëm.
Ish-finalisti i Botërorit 2010 përdori një krahasim të fortë për të përshkruar paraqitjen e Portokallinjve në Berlin.
“Ndonjëherë kundërshtari të shtyn drejt portës, por shikoni mënyrën se si lëviznin lojtarët. Dukej sikur ishin dhjerë në mbathje dhe po mbanin një thes me patate. Ishin të lodhur dhe pa energji”, deklaroi Van der Vaart.
Ai veçoi edhe disa futbollistë për gabimet e tyre, duke nisur nga Denzel Dumfries, të cilin e kritikoi për mënyrën se si mbrojti në rastet e krijuara nga Gjermania.
“Dumfries i lejoi kundërshtarët të gjuanin shumë lehtë”, u shpreh ish-mesfushori. Edhe vetë mbrojtësi holandez pranoi përgjegjësinë për golin e parë të pësuar nga skuadra.

“Në golin e parë u tërhoqa shumë prapa dhe lashë shumë hapësirë. E dija që kundërshtari luan me këmbën e djathtë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, pranoi Dumfries.
Van der Vaart nuk u ndal me kaq, duke përmendur edhe gabimet e Veerman dhe Reijnders, por theksoi se përgjegjësia nuk mund t'i faturohet vetëm individëve.
“Veerman humbte top pas topi, ndërsa Reijnders bëri shumë gabime. Mund të përmendësh këdo, por e vërteta është se ishte një katastrofë totale”, përfundoi ai.
Një goditje e fortë për Holandën, që pas fitores 7-0 ndaj Greqisë përjetoi një nga humbjet më të rënda në historinë e saj. Tashmë, për Xavin dhe skuadrën e tij, sfida nuk është vetëm çerekfinalja e ardhshme e Nations League, por edhe rikthimi i besimit pas një mbrëmjeje që ka tronditur futbollin holandez.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Humbja 5-0 ndaj Gjermanisë ishte një goditje e rëndë për Holandën dhe veçanërisht për trajnerin Xavi ...
Holanda "mbledhje" në fushë... GJERMANI - Nga njëra anë triumfi spektakolar 7-0 ndaj Greqisë, nga ana tjetër një mbrëm...
ZVICER - Përfaqësuesja e Murat Yakin mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën B të Nations Lea...
GJERMANI - Gjermania ka dhënë një shfaqje force të jashtëzakonshme në fushën e saj, duke triumfuar me rezultatin e thellë...
TIRANE - Vendi i parë në grup pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë nuk është shpërblimi i vetëm për kuqezinjtë. FSHF-...
ITALI - Portieri i Cagliarit rrëfen rrugëtimin e vështirë drejt Serie A, largimin nga Napoli i Contes dhe ambiciet për kombëtaren ...
Islanda gëzon fitoren dhe suksesin në Nations League ZVICER - Dy ndeshjet e fundit të grupit C4 në Nations League kanë përcaktua...
PORTUGALI - Largimi i Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze vijon të shkaktojë polemika. Këtë herë ka reaguar me tone t&eum...
Ishujt Faroe ZVICER - Dy sfidat e para të ditës së fundit të fazës së grupeve në Ligën C të Nations League kan&eu...
ARABIA SAUDITE - João Félix mund të rikthehet në futbollin anglez në fund të këtij sezoni, vetëm dy vite pas largim...