Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Megjithatë, Eisenkot ende nuk ka bërë të ditur publikisht nëse do të bashkëpunonte me partitë që përfaqësojnë kryesisht popullsinë arabe.
Në zgjedhjet parlamentare në Izrael, sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të rreth gjysmës së votave, blloku konservator i krahut të djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu kryeson përpara bllokut opozitar.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Izraelit, partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj, pas numërimit të 52 përqind të votave, kanë siguruar 55 nga 120 ulëset në parlament. Ndërkohë, aleanca opozitare e udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka fituar deri tani 49 mandate. Por rezutatet mund të ndryshojnë.
Nga ana tjetër, partitë që përfaqësojnë qytetarët arabë të Izraelit kanë arritur një rezultat dukshëm më të mirë nga sa parashikohej dhe, sipas rezultateve të deritanishme, kanë siguruar 16 ulëse. Ky rezultat mund t'i hapë teorikisht rrugën opozitës për formimin e qeverisë, nëse partitë e qytetarëve arabë përcaktohen për bashkëpunim me te.
Megjithatë, Eisenkot ende nuk ka bërë të ditur publikisht nëse do të bashkëpunonte me partitë që përfaqësojnë kryesisht popullsinë arabe.
Rezultatet e deritanishme mund të pësojnë ndryshime të konsiderueshme gjatë numërimit të votave të mbetura, por tendenca është që asnjëri bllok izraelit nuk do të ket shumicën e duhur për krijimin e qeverisë.
Të dy kampet synojnë formimin e qeverisë
Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, deklaroi se synon të formojë një qeveri të re. Duke iu drejtuar mbështetësve në Tel Aviv në orët e para të së mërkurës, ai tha se qytetarët izraelitë kanë votuar për "ndryshim” dhe se do të angazhohet për krijimin e një ekzekutivi të ri.
Sipas tij, koalicioni i Netanyahut ka humbur "besimin e popullit”. Ai gjithashtu e paralajmëroi kryeministrin aktual që të mos e përdorë "sigurinë e Izraelit për qëllime politike”.
Nga ana tjetër, Benjamin Netanyahu deklaroi se synon të krijojë një qeveri të fortë të krahut të djathtë. Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, ai tha se Likud mbetet "partia më e madhe në Izrael” dhe se blloku i djathtë gëzon një shumicë të qartë mes popullsisë hebraike.
Netanyahu mbajti fjalimin e tij rreth orës 03:00 sipas kohës lokale. Ndryshe nga paraqitjet e mëparshme, ai u tregua më i përmbajtur dhe nuk e shpalli veten fitues të zgjedhjeve. Megjithatë, ai theksoi se Likud ka shumë gjasa të mbetet forca më e madhe politike në parlament. Gjithashtu, ai u shpreh kundër çdo qeverie që do të varej nga mbështetja e partive arabe në Izrael.
Pjesëmarrja më e lartë në mbi dy dekada
Deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 21:00, pjesëmarrja në zgjedhje kishte arritur në 77.7 përqind, niveli më i lartë në më shumë se 20 vjet. Në total, votuan 5.695.682 qytetarë.
Parashikimet fillestare bazohen në sondazhet e realizuara me votuesit menjëherë pas daljes nga qendrat e votimit. Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në ditët në vijim dhe mund të dallojnë nga vlerësimet paraprake./DW
Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Aleksandar Vuçiq, funksionar i Partisë Përparimtare Serbe dhe ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, udhëheqësi amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin. Presidenti amerikan, Donald Trump, u ...
zgjedhjet në Izrael IZRAEL- Benjamin Netanyahu dhe rivali i tij, Gandhi Eisenkot, përballen me vështirësi për të siguruar shumic...
Teheran KATAR- Ndërmjetësit e Katarit i kanë dorëzuar Teheranit një draft marrëveshjeje që synon t'i japë fund ...
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të Benjamin Netanyahut, paralajmë...
pamje SPANJA- Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, ku dy trena me shpejtësi të lartë janë përfsh...
Studentët dhe kandidatët e Listës Studentore festojnë pas fitores në zgjedhjet serbe. Beograd, 25 tetor 2026. Vlladan Kuzmanov...
Forcat talebane PAKISTAN- Forcat talebane afgane dyshohet se goditën me mortaja banesa dhe një treg në rajonin e Vaziristanit Jugor. Ushtria ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan hodhi idenë e përfshirjes së Venezuelës në Shtetet e Bashkuara gjatë një fjal...
Flavio Bolsonar BRAZIL- Senatori brazilian, Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, vetëm pak ditë pas humbjes në zgjed...