25 October 2026, 18:10
Nga E.M

SERBI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë shoqëruar me sulme ndaj mbështetësve të studentëve, ndërprerje të votimit dhe automjete të blinduara në qendër të Beogradit.
Sipas të dhënave më të fundit të CeSID, deri në orën 17:00 kishin votuar 60.9% e zgjedhësve. Në Nish, motoçiklistë që mbështesin studentët janë sulmuar nga burra të veshur me të zeza, disa prej të cilëve mbanin shufra metalike. Dëshmitarët kanë raportuar për persona të plagosur lehtë.
Një tjetër sulm ndaj motoçiklistëve është raportuar në Hërtkovci, ku një prej të sulmuarve ka deklaruar se persona me shufra metalike dolën nga dy makina dhe goditën grupin. Sipas tij, ka edhe të plagosur rëndë. Në Leskovc, votimi është ndërprerë pasi një anëtar i komisionit zgjedhor ka thyer kutinë e votimit dhe ka goditur një përfaqësues të studentëve.
Ndërkohë, automjete të Xhandarmërisë serbe, që përdoren për shpërndarjen e demonstratave, janë vendosur pranë Presidencës në qendër të Beogradit, sipas Nova.rs.
Organizata CRTA raportoi se deri në orën 16:00 kishte evidentuar parregullsi në 29% të qendrave të votimit të monitoruara, përfshirë presione ndaj votuesve, komisionerëve dhe vëzhguesve.
Gjatë ditës janë raportuar edhe sulme ndaj dy gazetarëve në Vranjë, ndërsa në Novi Sad policia ka shoqëruar dy persona pas raportimeve për njerëz me thasë e zarfe dhe pretendimeve të qytetarëve për kërcënime.
Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00./Dosja.al
Bota
25 October 2026, 17:44
E.M
SERBI- Në zgjedhjet në Serbi gjatë ditës 57.66% të votuesve kanë votuar deri në orën 16:00, sipas të dhë...
Bota
25 October 2026, 17:37
E.M
SERBI- Në zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) është regjistruar një incident ku qytetarët kanë konstatuar një fuoris...
Bota
25 October 2026, 15:18
E. D
SERBI- Banorët serbë të veriut të Kosovës, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë, nga zgjedhjet e parakohshm...
Bota
25 October 2026, 13:31
E.M
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropia...
Bota
25 October 2026, 08:45
Pamje nga protestat në Beograd
SERBI- Ditën e sotme, Serbia mban zgjedhjet e parakohshme, pas protestave studentore që tronditën pushtetin...
Bota
24 October 2026, 22:25
E.d
Sébastien Lecornu
FRANCA- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu dyshohet se u ka kërkuar katër kompanive më të m&e...
Bota
24 October 2026, 20:51
E.d
Youssef Siher
ITALI- Youssef Siher, 30 vjeç, është personi që dyshohet se qëndron pas faqes në rrjetet sociale “Lëv...
Bota
24 October 2026, 20:44
E.d
Pamje
ITALI- Milano është përfshirë këtë të shtunë nga një sërë demonstratash, ndërsa autorit...
Bota
24 October 2026, 20:34
E.d
Pamje
FRANCA- Përplasjet shpërthyen të shtunën në Paris dhe qytete të tjera të Francës, gjatë protestave t&...
Bota
24 October 2026, 15:06
E.d
Pamje
FRANCA- Mijëra persona kanë protestuar në qytetin e Orléans në Francë kundër kongresit të partisë s...