24 October 2026, 22:25
Nga E.d
Sébastien Lecornu
FRANCA- Kryeministri francez, Sébastien Lecornu dyshohet se u ka kërkuar katër kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend të përgatiten për një ndërprerje të përkohshme të aksesit në TikTok, Instagram, Snapchat dhe X, në rast se situata gjatë protestave do ta kërkonte një masë të tillë.
Lajmi është publikuar nga media investigative franceze Blast, e cila pretendon se disponon letrën e kryeministrit drejtuar operatorëve, si dhe procesverbalet e takimit të zhvilluar më pas. Kërkesa parashikonte përgatitjen e procedurave teknike për pezullimin e aksesit në platformat sociale për disa orë gjatë fundjavës së 24 dhe 25 tetorit. Operatorët thuhet se kanë shprehur rezerva lidhur me këtë kërkesë.
Zbulimi vjen një ditë pasi qeveria franceze njoftoi forcimin e bashkëpunimit me platformat digjitale, në kuadër të masave përpara mobilizimeve. Më 23 tetor, sipas njoftimit të Matignon, ishin raportuar mbi 100 llogari dhe përmbajtje në internet, ndërsa rreth gjysma e rasteve kishin përfunduar me pezullimin e llogarive.
Çështja ka ngritur pikëpyetje edhe për ligjshmërinë e një ndërhyrjeje të tillë. Në vitin 2024, qeveria franceze bllokoi TikTok-un në Kaledoninë e Re, por Këshilli i Shtetit e shpalli më vonë masën të paligjshme, për shkak se nuk përmbushte kushtet e rrepta të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit./Dosja.al
Sébastien Lecornu
Bota
24 October 2026, 20:51
E.d
Youssef Siher
ITALI- Youssef Siher, 30 vjeç, është personi që dyshohet se qëndron pas faqes në rrjetet sociale “Lëv...
Bota
24 October 2026, 20:44
E.d
Pamje
ITALI- Milano është përfshirë këtë të shtunë nga një sërë demonstratash, ndërsa autorit...
Bota
24 October 2026, 20:34
E.d
Pamje
FRANCA- Përplasjet shpërthyen të shtunën në Paris dhe qytete të tjera të Francës, gjatë protestave t&...
Bota
24 October 2026, 15:06
E.d
Pamje
FRANCA- Mijëra persona kanë protestuar në qytetin e Orléans në Francë kundër kongresit të partisë s...
Bota
24 October 2026, 13:25
I.A
KRIME- Një sulm ukrainas shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Krimenë e pushtuar të shtunë...
Bota
24 October 2026, 13:05
I.A
Pete Hegseth
SHBA- Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka shpallur si kërcënim të sigurisë kombëtare Institutet Konfuci, njoftoi shef...
Bota
24 October 2026, 10:25
I.A
Protestat
FRANCË- Franca do të dislokojë afër 70.000 policë në mbarë vendin, teksa përgatitet për protesta të...
Bota
24 October 2026, 09:38
I.A
Një grup cisternash ruse, që janë të sanksionuara, u ankoruan rreth 1.300 kilometra në veri të Rrethit Arktik në korrik, pas...
Bota
24 October 2026, 09:02
Peter Zoehrer
Në një takim të kohëve të fundit, të publikuar gjerësisht në Moskë, Steve Witkoff bëri pohimin e jashtëz...
Bota
23 October 2026, 22:20
G.M
Universiteti Cornell në SHBA
SHBA- Një studente e Universitetit Cornell në SHBA, e cila pretendon se është droguar dhe pë...