LIVE UPDATES
Bota

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

Aksioni i 20 nëntorit vjen disa muaj pasi Bashkimi Evropian kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve në këtë zonë, për shkak të shqetësimeve lidhur me respektimin e procedurave ligjore dhe të drejtave pronësore.

20 November 2026, 14:05 Nga G.M
Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton
Një objekt i rrënuar buzë Liqenit të Ujmanit. Korrik 2026.

Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të vendit, dhe kanë paralajmëruar largimin e katër verandave të tjera, në kuadër të një aksioni kundër ndërtimeve pa leje, i cili ka nxitur reagimin e Beogradit. Aksioni i 20 nëntorit vjen disa muaj pasi Bashkimi Evropian kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve në këtë zonë, për shkak të shqetësimeve lidhur me respektimin e procedurave ligjore dhe të drejtave pronësore. Ministrja e Mjedisit e Kosovës, Fitore Pacolli, njoftoi më 20 nëntor se Inspektorati i ministrisë që ajo drejton kishte nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje pranë Ujmanit, përkatësisht katër verandave dhe dy shtëpive.

“Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ajo paralajmëroi aksione të ngjashme edhe pranë liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.

“Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim”, tha Pacolli.

Policia e Kosovës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka asistuar Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit në rrënimin e dy shtëpive pranë Ujmanit. Erduan Baliqi, shef i Planifikimit dhe Vlerësimit Operacional në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, tha se rrënimi i dy shtëpive ka përfunduar, ndërsa pronarët e katër verandave janë pajtuar t'i rrënojnë vetë ato.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte këtë me pronarët. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse objektet e përfshira në aksion kanë qenë pjesë e ndonjë procedure gjyqësore dhe nëse pronarëve u janë dorëzuar vendimet për rrënim.

Çfarë parasheh ligji për ndërtimet në prona publike?

Eksperti ligjor për çështje pronësore, Korab Dibra, ka shpjeguar më herët për Radion Evropa e Lirë se neni 23 i Ligjit për Pronën Publike në Kosovë nuk lejon fitimin e pronësisë mbi pronat publike përmes shfrytëzimit afatgjatë apo ndërtimeve pa leje.

“Kjo dispozitë e përjashton mundësinë e fitimit të pronësisë në pronën publike, nëse është ndërtuar pa leje, qoftë edhe me aplikim për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, thotë Dibra.

Sipas tij, ndërmarrja publike ka të drejtë dhe detyrim ligjor ta mbrojë pronën që administron nga ndërhyrjet e paautorizuara. Megjithatë, Dibra ka theksuar se rrënimi nuk mund të kryhet përderisa kërkesa për legalizim ose ankesa përkatëse është ende në shqyrtim.

Reagimet nga Beogradi dhe Lista Serbe

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi aksionin, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe shkelje të të drejtave pronësore të serbëve. Sipas saj, dy shtëpitë e rrënuara u përkisnin familjeve Radojkoviq dhe Drobnjak, ndërsa pronarëve të katër objekteve në fshatin Kopiloviq u është kërkuar të rrënojnë vetë pjesë të ndërtimeve të tyre, përfshirë verandat dhe muret mbajtëse.

Kjo zyrë e akuzoi Qeverinë e Kosovës për veprime të drejtuara kundër komunitetit serb dhe paralajmëroi se do të kërkojë reagimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke iu referuar thirrjeve të mëhershme të BE-së dhe OSBE-së për respektimin e procedurave ligjore.

Edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e dënoi aksionin, duke pretenduar se rrënimet po vazhdojnë pavarësisht procedurave gjyqësore në zhvillim dhe mungesës së vendimeve përkatëse të autoriteteve kompetente. Ajo kërkoi pezullimin e rrënimeve deri në përfundimin e procedurave gjyqësore dhe u bëri thirrje BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë të ndërhyjnë për mbrojtjen e të drejtave pronësore të serbëve.

BE-ja kishte kërkuar pezullimin e rrënimeve

Rrënimi i disa objekteve pranë Liqenit të Ujmanit nisi në fund të qershorit, ndërsa më 21 korrik autoritetet e Kosovës rrënuan 11 shtëpi që, sipas ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc, ishin ndërtuar pa leje në pronën që ajo administron. Pronarët e disa objekteve i kundërshtuan rrënimet, duke pretenduar se kishin nisur procedura gjyqësore për të dëshmuar të drejtat e tyre pronësore.

Aksionet nxitën reagimin e Bashkimit Evropian, i cili më 22 korrik kërkoi pezullimin e menjëhershëm të rrënimeve, largimeve të detyruara dhe marrjes në posedim të pronave, derisa të adresoheshin shqetësimet lidhur me respektimin e procedurave ligjore. BE-ja theksoi se disa nga banorët e prekur kishin nisur procedura gjyqësore brenda afateve të përcaktuara në njoftimet e Ibër-Lepencit.

Më 4 gusht, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, përsëriti kërkesën për ndalimin e rrënimeve të mëtejshme dhe gjetjen e zgjidhjeve ligjore në bashkëpunim me banorët e prekur dhe autoritetet lokale. Sipas saj, rrënimet duhej të pezulloheshin derisa gjykatat kompetente të merrnin vendime përfundimtare për kontestet pronësore. BE-ja vazhdoi të shprehte shqetësime për rrënimet edhe gjatë muajve pasues.

Çështja u përfshi edhe në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, i cili vuri në pikëpyetje kompetencat e Policisë për t'u asistuar ndërmarrjeve publike në marrjen në posedim dhe rrënimin e pronave, pa vendime të përshtatshme gjyqësore ose administrative. Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të kuptuar nëse qëndrimi i saj për pezullimin e rrënimeve vazhdon të vlejë edhe për aksionin e 20 nëntorit, dhe është në pritje të përgjigjes.

Liqeni i Ujmanit, pjesa më e madhe e të cilit shtrihet në komunën e Zubin Potokut, është një nga burimet më të rëndësishme ujore të Kosovës. Uji i tij përdoret për furnizimin e qytetarëve, ujitjen e tokave bujqësore dhe ftohjen e termocentraleve që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në vend./REL

kosov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin