12 November 2026, 21:22
Nga E. D

TIRANË- Festë në stadiumin “Arenën Kombëtare”! Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Golin e parë të takimit e ka shënuar Ernest Muçi në minutën e 35-të, duke zhbllokuar sfidën dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Takimi ka nisur në orën 20:45 dhe është një përballje me rëndësi të veçantë për kreun e Grupit C1. Vendi i parë garanton ngjitjen në një ligë më lart, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një vend të sigurt në fazën play-off të këtij turneu.
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka bërë pak ndryshime në formacion, duke ruajtur skemën e skuadrës. Në krahun e majtë, Pilo dhe Mitaj janë pozicionuar në të njëjtin krah, me lojtarin e AEK-ut më të avancuar.
Në portë është rikthyer Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve. Rikthim në formacion ka pasur edhe për Qazim Laçin, që mungoi në ndeshjet e mëparshme për shkak dëmtimi./Dosja.al
ndeshja shqiperi- finlande “Arenën Kombëtare”
Sport
12 November 2026, 20:50
E. D
TIRANË- Ndeshja Shqipëri- Finlandë, ka startuar në “Arenën Kombëtare”. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot...
Sport
12 November 2026, 19:36
E. D
TIRANË- Formacioni zyrtar i kombëtares shqiptare, për ndeshjen ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve është publikuar. ...
Sport
12 November 2026, 17:45
ANGLI - Ardhja e Mauricio Pochettino në Old Trafford do të duhet të presë. Trajneri argjentinas dhe Manchester United kanë arritur nj&e...
Sport
12 November 2026, 17:32
FINLANDE - Finlanda ka ndërmarrë një tjetër hap kundër Rusisë, duke vendosur të bllokojë hyrjen në territorin e sa...
Sport
12 November 2026, 17:20
ARGJENTINE - Emiliano Martinez po bën hapa të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë. Portieri argjentinas është shf...
Sport
12 November 2026, 17:09
ANGLI - Michael Carrick është trajneri i radhës që largohet nga Manchester United. Klubi anglez njoftoi të enjten ndarjen me ish-mesfu...
Sport
12 November 2026, 16:55
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Mesfushori belg mund të largohet...
Sport
12 November 2026, 15:31
ANGLI - Thomas Tuchel nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Anglisë përpara Kampionatit Evropian 2028. Pavarësisht spekulimeve q&...
Sport
12 November 2026, 15:21
Thomas Frank, kandidati kryesor
ANGLI - Crystal Palace ka shkarkuar zyrtarisht Pierre Sage pas vetëm pesë muajsh në krye të skuadrës....
Sport
12 November 2026, 15:11
SUEDI - Dejan Kulusevski është rikthyer në kombëtaren suedeze pas 526 ditësh mungesë, duke lënë pas një periudh&eum...