9 November 2026, 18:18
Nga E.M

NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New York-ut (FDNY), apartamenti ishte i mbushur me sende dhe objekte të ndryshme, çka e vështirësoi ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për shkak të përhapjes së flakëve, në orën 01:47 u dha alarmi i dytë, duke bërë të mundur angazhimin e forcave shtesë.
Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, ekipet gjetën një burrë pa shenja jete, ndërsa vdekja e tij u konfirmua në vendngjarje. Ndërkohë, një tjetër person u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një i tretë pësoi lëndime të lehta, por refuzoi të merrte ndihmë mjekësore.
Edhe dy zjarrfikës mbetën të plagosur lehtë gjatë ndërhyrjes dhe u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Mobilizim masiv i forcave zjarrfikëse
Për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës u angazhuan 46 mjete dhe njësi zjarrfikëse, me gjithsej 141 zjarrfikës dhe punonjës të shërbimeve emergjente.
Forcat në terren punuan për disa kohë për të neutralizuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në apartamentet e tjera të ndërtesës.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës dhe personave të plagosur. Gjithashtu, mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, të cilat po hetohen nga shërbimet kompetente në New York./Dosja.al
New York
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...
Bota
9 November 2026, 16:59
E.M
UKRAINË- Lufta e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ka bërë që më shu...
Bota
9 November 2026, 16:50
E.M
TURQI- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Turqi është rritur në të paktën 10, me numrin e t&eu...
Bota
9 November 2026, 16:37
E.M
BRITANI- Komediani dhe aktori Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një...
Bota
9 November 2026, 16:15
E.M
TURQI- Në një fabrikë hekuri dhe çeliku Habaş në lagjen Aliaga të Izmirit, Turqi, ka ndodhur një shpërthim në nj...
Bota
9 November 2026, 15:48
E.M
GAZA- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Gaza. Bashkimi Evropian i ka kë...
Bota
9 November 2026, 15:40
E.M
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka folur hapur për vështirësitë që po përjeton në përballjen me kancerin e prostat&eum...
Bota
9 November 2026, 15:30
E.M
ITALI- Në Napoli të Italisë ka ndodhur një gjarje tragjike paraditen e kësaj të hëne në Napoli të Italisë, ku...