23 October 2026, 11:44
Nga E.M

TIRANË- Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri, ka deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në një deklaratë nga protesta e 11-të, Sulejmeri i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0.
Ai ka treguar edhe notat e tij, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”.
Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë. Studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0. Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, pohoi studenti.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me identitetet e disa prej protestuesve, që sipas Ramës janë persona me precedentë penal të mëparshëm. Mes emrave që publikoi dhe Rama është dhe studenti i mjekësisë Jon Sulejmeri, të cilin Rama e akuzoi si trafikant të lëndëve narkotike./Dosja.al

Jon Sulejmeri
Aktualitet
23 October 2026, 11:36
E.M
TIRANË- Profesori Ervin Goci në një deklaratë në ditën e 11-të të protestave studentore ka kërkuar një reagim...
Aktualitet
23 October 2026, 11:22
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe Mjekët janë zhvendosur përballë Kryeministrisë, me thirrjet kundër Kry...
Aktualitet
23 October 2026, 11:11
E.M
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga pasi dyshohet se po transportonte lëndë narkotike kokain&...
Aktualitet
23 October 2026, 11:05
E.M
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi u shpreh në protestën e ditës s&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 10:59
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur ditën e sotme në ambientet e universitetit duke shpre...
Aktualitet
23 October 2026, 10:53
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë dhe mjekët janë mbledhur këtë të premte në protestë e cila shënon tas...
Aktualitet
23 October 2026, 10:43
E.M
TIRANË- Protestat studentore në Tiranë shkaktuan edhe heqjen e gurëve në trotuare nga frika e sulmeve të të rinjve drejt efe...
Aktualitet
23 October 2026, 10:36
E. D
TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, gjashtë deputetët e...
Aktualitet
23 October 2026, 10:27
E. D
TIRANË- Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve. Tubimit të...
Aktualitet
23 October 2026, 10:24
E.M
ITALI- Një “bankë e fshehur” është goditur nga autoritetet italiane e cila në dispozicion të krimit të organizua...