22 November 2026, 09:50
Nga G.M
pamje
GREQI- Një 65-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pasi në valixhen e tij u zbuluan 15.2 kilogramë kanabis të llojit 'skunk'. Arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit të së shtunës, gjatë kontrolleve të specializuara nga autoritetet antidrogë greke.
I moshuari kishte mbërritur në Athinë me avion nga Barcelona, ndërsa u ndalua pas verifikimeve dhe analizimit të të dhënave nga policia. Gjatë kontrollit të bagazhit, efektivët zbuluan dy paketime me kanabis të kultivuar në mënyrë hidroponike, me peshë totale 15 kilogramë e 200 gramë. Sipas hetimeve, droga dyshohet se kishte si destinacion shpërndarjen në tregun grek. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan gjithashtu 100 euro, 4.200 lekë shqiptare dhe një telefon celular.
65-vjeçari rezulton të ketë qenë më parë në vëmendjen e autoriteteve për shkelje të legjislacionit mbi të huajt. Policia greke dyshon se ai ishte pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare që merrej me futjen e lëndëve narkotike në Greqi përmes transportit ajror. Pas arrestimit, ai u dërgua përpara autoriteteve gjyqësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përmasat e aktivitetit të dyshuar kriminal dhe personat e tjerë të përfshirë./Dosja.al
kanabis
Aktualitet
22 November 2026, 09:44
G.M
Uljan Barjami &Gjergji Ceka
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj avokatit Uljan Ba...
Aktualitet
22 November 2026, 09:19
G.M
foto ilustruese
FRANCA- Një 50-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Francë pasi në kamionin që drejtonte autoritetet ...
Aktualitet
22 November 2026, 08:29
G.M
pamje
BURREL- Kushtet atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin në aksin nacional Burrel-Skuraj, ku mjegulla e dendur ka ulur ndjeshë...
Aktualitet
22 November 2026, 08:21
G.M
Disa nga delegatët e Kongresit të Manastirit
TIRANË- Shqiptarët festojnë më 22 nëntor Ditën e Alfabetit të Gjuh&e...
Aktualitet
22 November 2026, 08:17
G.M
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së...
Aktualitet
22 November 2026, 07:06
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Moti ditën e sotme pritet të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta shi...
Aktualitet
21 November 2026, 21:29
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa...
Aktualitet
21 November 2026, 21:06
E.d
Aleksandër Çela dhe Denis Horeshka
ANGLI- Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe...
Aktualitet
21 November 2026, 19:53
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në Sheshin Skënderbej, pas disa orësh tubi...
Aktualitet
21 November 2026, 19:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e qytetarëve dhe të rinjve para Kryeministrisë vijon me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.&nb...