Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përballë protestuesve, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përpjekje për të shpërndarë turmat dhe për të rikthyer kontrollin në rrugët e kryeqytetit.
TIRANË- Media ndërkombëtare ABC News i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, duke raportuar për përshkallëzimin e tensioneve, përplasjet mes protestuesve dhe policisë si dhe zgjerimin e lëvizjes antiqeveritare në Shqipëri. ABC News thotë se protesta në kryeqytetin shqiptar u shoqërua me episode të dhunshme që zgjatën për më shumë se tetë orë.
Media shkruan se qindra të rinj sulmuan godina qeveritare, banka dhe biznese, ndërsa u shkaktuan dëme materiale në disa ndërtesa ministrish. Përballë protestuesve, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përpjekje për të shpërndarë turmat dhe për të rikthyer kontrollin në rrugët e kryeqytetit. Autoritetet raportuan se 23 efektivë policie dhe gjashtë persona të tjerë po merrnin trajtim për lëndime, ndërsa 35 persona u ndaluan pas incidenteve.
Artikulli i ABC News thekson gjithashtu se protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë ndërthurur me një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë reforma dhe shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me akuzat për korrupsion, ndërsa një prej çështjeve që ka nxitur debat politik është edhe projekti i propozuar i zhvillimit bregdetar, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Lëvizja e njohur si “Flamingo” kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama. Emërtimi lidhet me tabelat me imazhin e zogut rozë që janë përdorur nga protestuesit gjatë tubimeve. Reagim për zhvillimet ka pasur edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili dënoi dhunën dhe bëri thirrje për qetësi, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjit.
Ndërkohë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehu shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe bëri thirrje për një reagim proporcional nga autoritetet. Në deklaratën e cituar nga ABC News, BE-ja rikujtoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane./Dosja.al
Pamje KORÇA- Një incident është regjistruar në qytetin e Korçës gjatë protestës së të rinjve, ku di...
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është shoqëruar me tensione, teksa një grup protestues...
Pamje KAMËZ- Një situatë e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në shkollën e Profesioneve në ...
Pamje TIRANA- Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është shoqëruar me tensione të forta, teksa turma e pr...
Pamje TIRANA- Të rinjtë vijojnë protestat në rrugët e Tiranës, nën thirrjen “Pa rini nuk ka Shqipëri”. Sit...
Pamje Shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar përkohësisht, si pasojë e protestave të zhv...
Pamje TIRANA- Policia e Shtetit u ka bërë sërish apel prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të b&e...
Pamje TIRANA- Studentët po vijojnë protestën e tyre prej disa orësh ndërsa tubimi është shoqëruar me tensione, pë...
Pamje TIRANA- Situata me protestën është agravuar, pasi protestuesit i kanë vënë flakën një godine të braktisur n...
Pamje KORÇA- Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar edhe në qytetin e Korçës, ku d...