18 November 2026, 12:09
Nga I.A

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes.
Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit. Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti rekord.
Zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit të destinacioneve, shtimi i frekuencave të fluturimeve, forcimi i partneriteteve me kompanitë ajrore dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë qenë ndër faktorët kryesorë të kësaj rritjeje.
Investimet e vazhdueshme të Grupit Kastrati në infrastrukturën aeroportuale, zgjerimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve dëshmojnë angazhimin për rritjen e mëtejshme të trafikut dhe përmirësimin e standardeve të udhëtimit për pasagjerët.
Si një portë kryesore hyrëse në Shqipëri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian të aviacionit, duke kontribuar në rritjen e lidhjeve ajrore të vendit, zhvillimin e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit./Dosja.al
tia ACI EUROPE
Aktualitet
18 November 2026, 12:03
I.A
HIMARS
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një...
Aktualitet
18 November 2026, 10:41
E.d
Pamje nga sendet e sekuestruara
BELGJIKA- Policia belge ka goditur një rrjet të dyshuar të kultivimit të paligjshëm të kanabisit...
Aktualitet
18 November 2026, 10:11
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Masa të jashtëzakonshme sigurie janë ndërmarrë në gjykatën e Reimsit në Francë, ku ës...
Aktualitet
18 November 2026, 09:53
E.d
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një alarm s...
Aktualitet
18 November 2026, 09:30
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në detin e Vlorës kanë sjellë kufizime për lundrimin e mje...
Aktualitet
18 November 2026, 09:07
E.d
Eglant Koçi
TIRANA- Gjykata e Apelit ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë për 25-vjeçarin Enea Zyferi, i dy...
Aktualitet
18 November 2026, 08:55
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri. Pacienti është një shtetas i huaj, i cil...
Aktualitet
18 November 2026, 08:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qytetarët dhe mbështetësit e opozitës rikthehen sot në shesh në kuadër të protestave kund...
Aktualitet
18 November 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Ndonëse shqiptarët kishin mesatarisht më shumë të ardhura në vitin 2025, ata realisht u bënë më t&...
Aktualitet
18 November 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Eksportet shqiptare të mallrave u rritën me vetëm 1,5% në tetor, pas zgjerimit me 14,8% në shtator. Rënia e ekspo...