LIVE UPDATES
Aktualitet

Edison Pula del para gjykatës franceze nën masa të rrepta sigurie, shqiptari akuzohet për 50 vjedhje me vlerë 1.5 milionë euro

Mes personave të prekur nga vjedhjet përmenden edhe futbollisti ndërkombëtar i Zimbabvesë, Marshall Munetsi, ish-piloti Frédéric Alliot dhe reperi francez Yanns.

18 November 2026, 10:11 Nga E.d
Edison Pula del para gjykatës franceze nën masa të rrepta
Foto ilustruse

FRANCA- Masa të jashtëzakonshme sigurie janë ndërmarrë në gjykatën e Reimsit në Francë, ku është paraqitur 31-vjeçari shqiptar Edison Pula, i akuzuar për një seri prej rreth 50 vjedhjesh me thyerje në Francë dhe disa vende të tjera evropiane. Për shoqërimin e tij u angazhuan dhjetëra efektivë, përfshirë edhe njësitë elitare të ndërhyrjes dhe sigurisë në burgje (ERIS).

Sipas mediave franceze vlera e dëmit të shkaktuar nga aktiviteti i dyshuar kriminal arrin rreth 1.5 milionë euro. Grupi dyshohet se kishte shënjestruar kryesisht banesa luksoze, nga të cilat ishin marrë bizhuteri, ora me vlerë të lartë, veshje firmato, para dhe pajisje elektronike. Mes personave të prekur nga vjedhjet përmenden edhe futbollisti ndërkombëtar i Zimbabvesë, Marshall Munetsi, ish-piloti Frédéric Alliot dhe reperi francez Yanns.

Pula, i cili u arrestua në fund të janarit 2025 në Luksemburg, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e disa vendeve evropiane. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal shqiptar që vepronte në një territor të gjerë, përfshirë Francën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Zvicrën. Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të gjerë policor. Shqiptari ishte vënë nën vëzhgim dhe ndiqej edhe me helikopter, ndërsa gjatë tentativës për t'u larguar dyshohet se kishte thyer disa postblloqe policore dhe kishte përplasur pesë automjete të forcave të rendit.

E kaluara e tij me drejtësinë është një tjetër arsye për masat e larta të sigurisë. Pula ishte dënuar në Shqipëri në vitin 2016 me 14 vite burg për vrasje dhe shkatërrim prone me lëndë shpërthyese, ndërsa autoritetet e lidhin gjithashtu me një arratisje të dyshuar nga burgu i Trevizos në Itali, në qershor të vitit 2022. Ai i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar në gjykatë se nuk është arratisur nga burgu italian dhe se dënimi i dhënë në Shqipëri është anuluar nga Gjykata e Lartë në vitin 2025. Gjatë seancës në Reims, 31-vjeçari kundërshtoi edhe akuzat për vjedhjet në Zvicër, duke pretenduar se bëhej fjalë për përvetësim të sendeve të vjedhura dhe jo për vjedhje të kryera prej tij.

Një tjetër shqetësim për autoritetet franceze lidhet me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në paraburgim. Prokuroria ka paraqitur dy raportime sipas të cilave Pula dyshohet se u ka kërkuar bashkëpandehurve të mos flasin me autoritetet dhe se ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në burg. Ai i ka mohuar edhe këto pretendime. Shqiptari ka kundërshtuar gjithashtu kushtet e paraburgimit, duke pretenduar se prej arrestimit mbahet në izolim dhe se i nënshtrohet kontrolleve të shpeshta trupore, të cilat i ka cilësuar si poshtëruese.

Në të njëjtën dosje janë marrë nën akuzë shtatë burra dhe dy gra, të gjithë të lindur në Shqipëri. Seanca e 17 nëntorit nuk kishte si qëllim gjykimin përfundimtar të çështjes, por shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit për Edison Pulën dhe tre të bashkëpandehur të tjerë. Gjykimi për të gjithë të përfshirët në këtë çështje është parashikuar të zhvillohet në janar të vitit 2027./Dosja.al

Edison Pula gjykatë franca

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...