Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Robert Sánchez humbi kontrollin e Ferrarit 488 Challenge Evo gjatë një gare në pistën legjendare gjermane. Makina pësoi dëme të mëdha në pjesën e përparme, por portieri spanjoll doli nga kabina pa asnjë dëmtim.

GJERMANI - Një eksperiencë që mund të kishte përfunduar shumë keq për Robert Sánchez. Portieri i Chelseat, aktualisht i huazuar te Como, është përfshirë në një aksident gjatë një gare automobilistike në pistën e famshme Nürburgring, në Gjermani.
Sipas raportimit të gazetës britanike The Sun, 28-vjeçari po drejtonte një Ferrari 488 Challenge Evo, me vlerë rreth 300 mijë paund, kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat mbrojtëse me një shpejtësi prej 112 km/orë.
Aksidenti ndodhi të hënën, rreth orës 14:30. Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të makinës, ndërsa gara u ndërpre menjëherë me ngritjen e flamurit të kuq.
Pavarësisht forcës së goditjes, lajmi i mirë është se portieri spanjoll nuk pësoi asnjë dëmtim. Një dëshmitar 58-vjeçar, i cituar nga media britanike, tregoi se Sánchez kishte hyrë me shpejtësi në kthesë, kishte dalë nga trajektorja dhe ishte përplasur me barrierën.
“Ai po ecte shumë shpejt në kthesë. Doli nga pista me forcë dhe menjëherë u ngrit flamuri i kuq. Sánchez doli nga makina sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nuk dukej aspak i tronditur”, rrëfeu dëshmitari.
Kështu, ajo që mund të ishte një aksident me pasoja serioze përfundoi pa lëndime për portierin e Chelseat. Ferrari, megjithatë, nuk pati të njëjtin fat, pasi pësoi dëmtime të konsiderueshme.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së L...
TIRANE - Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili doli para mediave së bashku me trajnerin Rola...
Marc Bernal (me topin) beson se Barça është skuadra më e mirë në Evropë, përpara PSG-së dhe Real Madridit SPANJ...
SPANJE - "Vetëm Zoti e di gjithçka që kemi kaluar dhe përballuar për të arritur këtu." Këto ishin fjalët që...
FRANCE - Aventura e Zinedine Zidane në stolin e Francës nuk ka nisur me harmoninë që pritej. Përtej rezultateve pozitive të ndesh...
Infantino dhe Trump kanë lidhje të ngushta SHBA - Marrëdhëniet e ngushta mes Gianni Infantinos dhe Donald Trump mund të kthehen n&eum...
ANGLI - Manchester United duket se ka humbur durimin dhe po përgatit një tjetër ndryshim në pankinë. Michael Carrick është d...
BRAZIL - E ardhmja e Neymarit në futbollin profesionist duket gjithnjë e më e pasigurt. Ylli brazilian, tashmë 34 vjeç, po mendon se...
FRANCE - Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, po përballet me një fillim të trazuar të kampit stërvitor. Pas Pierre Kalulu, Marcu...
SERBI - Fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit ose trajnerët e tyre, do të jenë në gjendje...