20 November 2026, 14:44
Nga E.M

FRANCË- Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq, janë vënë nën hetim gjyqësor nga Prokuroria e Parisit, pasi dyshohet për përdhunim në grup dhe sulme seksuale. Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të depozituar më 12 maj 2025 nga një grua, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit “Thalasso”, në vitin 2018.
Filmi, me regji të Guillaume Nicloux, u publikua në vitin 2019. Gruaja ishte 32 vjeçe dhe pretendon se ishte kontaktuar për të interpretuar një rol në film. Sipas kallëzimit, asaj i ishte kërkuar të luante rolin e një vajze nga Europa Lindore, të përshkruar si prostitutë, e cila duhej të kërcente topless në një dhomë hoteli ku ndodheshin Gerard Depardieu dhe Michel Houellebecq.
Sipas pretendimeve të saj, gjatë kësaj situate ajo është përballur me abuzime seksuale. Në kuadër të hetimit, Depardieu dyshohet për përdhunim në grup, ndërsa shkrimtari Houellebecq dyshohet se ka pasur rol si bashkëpunëtor në këtë vepër. Ky i fundit akuzohet gjithashtu për sulm seksual.
Hetimet po zhvillohen nga disa gjyqtarë hetues në Paris. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë marrje në pyetje dhe asnjëri prej tyre nuk është njoftuar zyrtarisht për statusin e tij në hetim.
Prokuroria e Parisit nuk ka dhënë komente për çështjen, ndërsa as avokatët e Depardieu dhe as përfaqësuesit ligjorë të kallëzueses nuk kanë pranuar të prononcohen.
Kujtojmë se kjo nuk është akuza e parë për abuzim seksual ndaj aktorit francez. Më 13 maj 2025, Depardieu u dënua me 18 muaj burg me kusht për sulme seksuale ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts”, në vitin 2021./Dosja.al
Gerard Depardieu
Art&Argëtim
20 November 2026, 07:30
I.A
Foto ilustruese
DashiDita është mjaft interesante, sidomos duke parë përpara drejt fundjavës që do të nisë me një...
Art&Argëtim
19 November 2026, 21:45
G.M
Danielle Parton
SHBA- Dolly Parton u kujtua me emocione në ceremoninë e 60-të të ndarjes së çmimeve CMA, ku një h...
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:59
E.M
NEW YORK- Hailey dhe Justin Bieber kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në New York pas publikimit të disa foto...
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:21
G.M
John Travolta
SHBA- Aktori i njohur amerikan John Travolta po përjeton një vit të veçantë në karrierën e tij, i sh...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:35
G.M
Marlon Jackson
SHBA- Marlon Jackson, një nga anëtarët e grupit legjendar Jackson 5 dhe vëllai i këngëtarit të ndjer&...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:21
G.M
Mariah Carey
BRAZIL- Mariah Carey ka shkaktuar shqetësim te fansat pas paraqitjes së saj në koncertin e parë të turneut t&eu...
Art&Argëtim
19 November 2026, 17:35
G.M
Kim Kardashian
SHBA- Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj Lamar Odom, ish-bashkëshortit të motrës së saj Khloe Kardashian, pa...
Art&Argëtim
19 November 2026, 14:38
E.M
PORTUGALI- Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka bërë debutimin e tij të parë në industrinë televizive si producent. Ylli por...
Art&Argëtim
19 November 2026, 14:21
E.M
SHBA- Ceremonia e 60-të e çmimeve Country Music Association Awards në Nashville është shndërruar si një prej ngjarjeve m&e...
Art&Argëtim
19 November 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të lindë një bisedë që do të të afrojë më shumë me dikë. N&e...