19 November 2026, 21:45
Nga G.M
Danielle Parton
SHBA- Dolly Parton u kujtua me emocione në ceremoninë e 60-të të ndarjes së çmimeve CMA, ku një homazh i veçantë muzikor dhe një dedikim nga familja e saj prekën të pranishmit. Momenti që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e mbesës së këngëtares, Danielle Parton, e cila u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë dhe detaje të arta, të krijuar fillimisht posaçërisht për Dolly Parton. Veshja kishte një domethënie të veçantë, pasi ishte projektuar për këngëtaren legjendare në lidhje me këngën 'Light of a Clear Blue Morning'.
Meqenëse Dolly nuk pati mundësi ta vishte, mbesa e saj vendosi ta përdorte në ceremoni si një mënyrë për ta nderuar. Por emocioni më i madh i mbrëmjes erdhi nga skena muzikore. Lainey Wilson dhe Vince Gill interpretuan së bashku këngën ikonike 'I Will Always Love You', në një performancë kushtuar Dolly Parton. Përpara interpretimit, Wilson shprehu mirënjohjen për gjithçka që këngëtarja kishte përfaqësuar për artistët dhe publikun ndër vite.
Performanca preku dukshëm të pranishmit në sallë. Mes tyre ishte edhe Taylor Swift, e cila u shfaq me lot në sy teksa ndiqte homazhin muzikor në Bridgestone Arena në Nashville. Kështu, ceremonia e këtij viti u shndërrua në një mbrëmje përkujtimi dhe nderimi për trashëgiminë muzikore të Dolly Parton, me familjarë dhe artistë që rikthyen në vëmendje ndikimin e saj në muzikën country dhe përtej saj./Dosja.al
dolly parton Danielle Parton
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:59
E.M
NEW YORK- Hailey dhe Justin Bieber kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në New York pas publikimit të disa foto...
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:21
G.M
John Travolta
SHBA- Aktori i njohur amerikan John Travolta po përjeton një vit të veçantë në karrierën e tij, i sh...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:35
G.M
Marlon Jackson
SHBA- Marlon Jackson, një nga anëtarët e grupit legjendar Jackson 5 dhe vëllai i këngëtarit të ndjer&...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:21
G.M
Mariah Carey
BRAZIL- Mariah Carey ka shkaktuar shqetësim te fansat pas paraqitjes së saj në koncertin e parë të turneut t&eu...
Art&Argëtim
19 November 2026, 17:35
G.M
Kim Kardashian
SHBA- Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj Lamar Odom, ish-bashkëshortit të motrës së saj Khloe Kardashian, pa...
Art&Argëtim
19 November 2026, 14:38
E.M
PORTUGALI- Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka bërë debutimin e tij të parë në industrinë televizive si producent. Ylli por...
Art&Argëtim
19 November 2026, 14:21
E.M
SHBA- Ceremonia e 60-të e çmimeve Country Music Association Awards në Nashville është shndërruar si një prej ngjarjeve m&e...
Art&Argëtim
19 November 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të lindë një bisedë që do të të afrojë më shumë me dikë. N&e...
Art&Argëtim
18 November 2026, 21:36
E.M
SHBA- Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i kompanisë "Amazon", Jeff Bezos ka deklaruar se ishte “shumë i përfshirë” në p&eu...
Art&Argëtim
18 November 2026, 21:28
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka ndarë një moment emocionues nga fëmijëria e saj...