Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ndryshe ndodh me protestat e vazhdueshme të shqiptarëve të diasporës të cilëve, të shpërndarë siç janë në kontinente të ndryshme, nuk po u mjafton as guximi, as patriotizmi e as konsistenca që media kombëtare të gjejë vend për ta në edicionet e lajmeve, ashtu edhe në hapësirën e pakufijshme të portaleve në internet.

Dy muaj tubime të përmbrëmshme poshtë zyrës së kryeministrit vështirë të fshihen, kur ato ndodhin mu përpara syve të banorëve të kryeqytetit, ku jeton një e katërta e gjithë popullsisë vendase. Ndryshe ndodh me protestat e vazhdueshme të shqiptarëve të diasporës të cilëve, të shpërndarë siç janë në kontinente të ndryshme, nuk po u mjafton as guximi, as patriotizmi e as konsistenca që media kombëtare të gjejë vend për ta në edicionet e lajmeve, ashtu edhe në hapësirën e pakufijshme të portaleve në internet. Ndonëse të padukshme për sytë miopë të Ciklopëve mediatikë, shqiptarët e diasporës, javë pas jave, e vijojnë këmbëngulës Odisenë e tyre, me shpresën për ta bërë Itakën, një vend më të jetueshëm.
Ndërsa tubimet në Tiranë arrijnë rekordin e dy muajve, në qytetet nepër botë ku jetojnë shqiptarë janë zhvilluar tashmë mbi 203 tubime, në muajt qershor dhe korrik. Një hartë digjitale e Revolucionit Flamingo, e vizualizuar prej aktivistëve anonimë të sajtit flamingorevolution.eu duke mbledhur të dhëna nga vetë protestuesit, pasqyron tubime flamingosh në 52 qytete nëpër botë: Londër, Barcelonë, Paris, Frankfurt, Firenze, Filadelfia, Çikago, e deri në Dublin të Irlandës e Melburn të Australisë. Në shumë prej këtyre qyteteve, protestat kanë qenë të vazhdueshme: 11 tubime ka pasur në Londër, nga 8 tubime në Berlin, Milano, Vienë dhe në Mynih; nga 7 në secilin prej qyteteve Nju Jork, Barcelonë, Vankuver, Shtutgart, Xhenova, 6 në Uashington DC, 5 në Hagë e Filadelfia. Protestat nëpër këto qytete kanë mbledhur me dhjetëra emigrantë shqiptarë në ditët më të vakëta, dhe me qindra në tubimet më të nxehta.

Shqiptarët e diasporës, kahera të përjashtuar nga vendimarrjet e rëndësishme të vendit, po përpiqen që këtë herë zëri i tyre të dëgjohet. Dhe, kur nuk dëgjohen që prej vendeve të largëta ku jetojnë, ata vijnë në Shqipëri. Organizime masive për të sjellë shqiptarë të diasporës në Tiranë janë paralajmëruar për datat 14 – 15 – 16 gusht.
“Protesta ime është një thirrje për nje Shqipëri të re ku ka transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe jo te politikanëve edhe oligarkëve,” thotë Ledio Çela, inxhinier automatizimi në Berlin.

Shqetësimet e protestuesve të diasporës, janë të njëjta me ato të protestuesve në Zvërnec, Tiranë, Korçe, Lezhë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lushnje dhe Kukës (një listë e domosdoshme edhe kjo, pasi këto protesta janë lënë gjithashtu në hije.)
“Nuk është e thënë që të duash të kthehesh, për të protestuar për Shqipërinë. Ne kemi atje njerëzit më të afërt, miqtë; është çështje gjuhe, kulture. Nuk është e thënë të duash të kthehesh në Shqipëri, që të duash ta shikosh Shqipërinë mirë,” shpjegon Klara Bregaj, punonjëse sociale që jeton prej vitesh në Çikago, Illinois.
Të pyetur si ndihen për përjashtimin nga lajmet kryesore, edhe prej atyre lidhur me Revolucionin Flamingo, emigrantët shprehin të njëjtin zhgënjim si për vendimet e pakonsultuara të qeverisë.
“Ndihem i zhgënjyer. Mendoj se media duhet të jetë e pavarur, të informojë qytetarët me paanshmëri dhe të mos ndikohet nga interesat e pushtetit. Kur protestat nuk pasqyrohen, ose kur minimizohet pjesëmarrja e qytetarëve duke u fokusuar në tema të tjera, krijohet përshtypja se po anashkalohet një realitet i rëndësishëm,” shprehet Ledio Çela.
“Lajmet për protestat në Tiranë, nuk para i marrim nga mediet, por nga shokët dhe shoqet që postojnë në rrjetet sociale, si edhe dy-tri medie të pavarura. Shumica e medieve vendase më duket se i kanë të cunguara lajmet për protestën,” thotë Klara Bregaj, “Kur nuk mbulohen protestat atje, as nuk presim që të mbulohen protestat që bëjmë ne këtu.”
Ndryshe ka ndodhur me mediat në Çikago, të cilat kanë shfaqur interes ndaj tubimeve me flamujt kuq-e-zi, tashmë lehtësisht të identifikueshme për shkak të jehonës së madhe që kanë pasur flamingot kundër projektit të lidhur me dhëndrin e Donald Trump-it, Jared Kushner.
“Në të trija protestat që kemi zhvilluar këtu në Çikago, njerëzit e dinin se përse bëhej fjalë. Sa shikonin flamujt, sa shikonin flamingot, e kuptonin që bëhej fjalë për protestën e shqiptarëve.”
Protestat nëpër diasporë vazhdojnë, pavarësisht nëse media vendase i mbulon apo jo. Ndërkaq, për momentin, burimi më i besueshëm dhe gjithëpërfshirës i organizimeve nëpër diasporë dhe në Shqipëri, mbetet një hartë e përpiluar vullnetarisht, jo prej ndonjë redaksie që pretendon se kryen misionin fisnik të informimit.
Imazh i plantacionit të bastisur të marijuanës SPANJË- Policia Kombëtare dhe oficerët e Rojes Civile (Guardia Civil) n&...
foto ilustruese LEZHË- Një aksident fatal ka ndodhur këtë mërkurë në fshatin Torovicë, në Lezhë, ku ...
Skënder Hitaj TIRANË- Policia e Shtetit ka anuluar garën për emërimin e drejtorëve të tre departamenteve kryesore të...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të një organizate k...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur në fshatin Domen në Shkodër, ku si pasojë humbi jet&...
Ermal Beqiraj FRANCË- Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, i cili u arrestua pasditen e s...
Pamje DURRËS- Një konflikt verbal që degjeneroi me tej situatën në përdorimin e dhunës është regjistruar dit&...
SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur në fshatin Domen në Shkodër, ku humbi jetën ...
pamjet SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe nënën e dy fëmijëve në ban...
Policia Bashkiake TIRANË- Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ...