29 July 2026, 16:12
Nga E. D
Ermal Beqiraj
FRANCË- Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, i cili u arrestua pasditen e së shtunës në Francë në zonën e Amiens, do të dalë para Gjykatës Penale dhe do të paraqitet kërkesa për ekstradim drejt Shqipërisë. Krahu i djathtë i Ergys Agasit, u ndalua pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke pilotuar një avion të vogël privat, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë.
Beqiraj ka hipur në avionin e vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës dhe ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Më pas ka zbritur në krahinën e Bretanjës, për tu rikthyer drejt Normandisë, por fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, pasi avioni i tij është ulur nën kuotën e lejuar.
Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin nën kuotën e lejuar dhe avionët ushtarak i janë afruar menjëherë dhe e kanë shoqëruar deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur.
Sapo zbriti në pistë, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Gjatë kontrollit, policia i gjeti Beqirajt në trup 3 "AirTag" të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Për autoritetet franceze, biznesmeni ka thënë se gaboi me lartësinë e fluturimit, pasi në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.
Si pasojë, Beqiri u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe më pas iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin. Nëse ekstradimi drejt Shqipërisë, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj.
Për Ermal Beqirajn, Franca nuk duket të ketë qenë një zgjedhje rastësore, pasi në këtë shtet ai ka kaluar shumë vite të jetës së tij, fillimisht si student. Madje biznesmeni në disa postime në rrjetet sociale, e përmend Francën si atdheun tjetër të tij. Por, nuk është e qartë nëse e ka bërë në mënyrë të figurshme apo se zotëron dhe nënshtetësi franceze.
Ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.
Beqiraj akuzohet për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
ermal beqiraj
Aktualitet
29 July 2026, 16:47
G.M
Pamje
DURRËS- Një konflikt verbal që degjeneroi me tej situatën në përdorimin e dhunës është regjistruar dit&...
Aktualitet
29 July 2026, 15:59
E. D
SHKODËR- Policia ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur në fshatin Domen në Shkodër, ku humbi jetën ...
Aktualitet
29 July 2026, 15:51
E. D
pamjet
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe nënën e dy fëmijëve në ban...
Aktualitet
29 July 2026, 15:39
G.M
Policia Bashkiake
TIRANË- Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ...
Aktualitet
29 July 2026, 15:43
E. D
banesa e djegur
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe fëmijën e dytë që ndodhej në...
Aktualitet
29 July 2026, 15:26
E. D
SHKODËR- Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë një nga fëmijët që ndodhej në banesën, e cila u...
Aktualitet
29 July 2026, 15:12
E. D
SHKODËR- Një banesë në fshatin Domen të Postribës, në Shkodrër është djegur ditën e sotme. Mësohet...
Aktualitet
29 July 2026, 14:39
E.d
Orest Sota
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ditën e sotme ankimin e biznesmenit Orest Sota për lirimin e pasuri...
Aktualitet
29 July 2026, 14:21
E.d
Foto ilustruse
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosov...
Aktualitet
29 July 2026, 14:05
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bulqizë, gjë e cila ka rrez...