LIVE UPDATES
Aktualitet

Apartamente, banesa, makina dhe llogari bankare/ GJKKO urdhëron konfiskimin e pasurive të Eridan Guerrero dhe të akuzuar të tjerë për trafik ndërkombëtar kokaine

të tretë: S.C, L.V, A.N. Sipas njoftimit, gjykata urdhëroi kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes të cilave apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio dhe disa llogari bankare.

29 July 2026, 17:20 Nga E. D
Apartamente, banesa, makina dhe llogari bankare/ GJKKO urdhëron konfiskimin
GJKKO

TIRANË- GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për pasuritë e Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu, si dhe personav të tretë: S.C, L.V, A.N. Sipas njoftimit, gjykata urdhëroi kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes të cilave apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio dhe disa llogari bankare.

Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen: Tre apartamente në pronësi të Deljana Nebiut në Vlorë, të blera në vitin 2015; Një njësi shërbimi e përfituar nga Deljana Nebiu në bazë të një kontrate porosie me shoqërinë “Bushgjokaj”; Një apartament me sipërfaqe 127.23 m², i dhuruar më pas një personi të tretë; Një apartament dhe një njësi shërbimi në pronësi të Eridan R. Nebiut;

Tre prona me truall dhe banesa njëkatëshe në emër të Eridan Nebiut, Sokol Çamerit dhe Julian Veliut; Katër pasuri të përfituara nga Sokol Çamer përmes kontratave të dhurimit, përfshirë dy apartamente, një garazh dhe një depo; Një automjet tip “Audi A8” i vitit 2014; Një rimorkio e importuar nga Italia si edhe pesë llogari bankareme balanca në lekë dhe euro.

Gjykata vendosi gjithashtu revokimin e masës së sekuestros për pesë pasuri të tjera, mes tyre dy apartamente në Vlorë, dy automjete dhe një apartament tjetër, duke mos pranuar kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e tyre. Sipas vendimit, konfiskimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes, ndërsa administrimi i pasurive do të kryhet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër pasurive të shtetasve: Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu dhe Lenkos Nebiu, persona të tretë: S.C, L.V, A.N dhe F.N”, baza ligjore nenet 3 – 7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar).

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 13, datë 29.07.2026, vendosi:


I. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

II. Konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të pasurive të subjekteve nën hetim pasuror dhe personave të tretë si më poshtë:

1. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, ****, me sipërfaqe 42.38 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri. Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep., nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” ShPK (administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,165,700.00 Lekë).

2. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** sipërfaqe 25,01 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, me Pall i Ri, Shk. ****, Ap. ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion “ShPK (administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 25,000.00 Euro (me kursin zyrtar 3,510,250.00 Lekë).

3. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 15,54 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10,07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K16526202M për shumën 15,000.00 Euro (me kursin zyrtar 2,128,650.00 Lekë).

4. Njësi me Nr. Pasurie ****, Vol ****, Fq ****, ZK ****, me siperfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m², gjithsej 75 m², (sipas përshkrimit në kontratën e prorosisë: Njësi shërbimi me numër ****, me sipërfaqe 75 m²) ndodhur në katin e **** të ndërtesës që është ndërtuar nga shoqëria në adresën rruga ****, Lagjja ****, ****, me kontratë porosie njësi nr. rep. **** nr. kol. ****, datë 20.03.2021 me palë shoqëria Bushgjokaj (Sipërmarrësi) dhe Deljana Nebiu (Porositësi), përpiluar tek notere A.B, Tiranë të cilën sipërmarrësi ja dhuron për shërbimet që i ka kryer shoqërisë.

5. Apartament me Nr. Pasurie ****, vol ****, fq ****, ZK ****, ****, me sipërfaqe 127.23 m², (Pallat tek ****, Shk ****, Kati ****, Ap ****) përfituar sipas kontratës së dhurimit me nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 28.09.2017 me palë Deljana Nebiu (pala dhuruese) dhe shtetasi F.N (Pala pranuese). Këtë pasuri të paluajtshme dhuruesja sipas kontratës së shitblerje me nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 13.06.2017, rezulton t’ja ketë blerë shtetasit G.Ç për shumën monetare prej 135,000 Euro.

6. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 42,38 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetasit Eridan R. Nebiu përfituar me kontratë dhurimi nr. rep. 1895, nr. kol. 1276/1, datë 17.10,2019, nga shtetasi Th.H. (Vlera e pasurisë së paluajtshme në kartelë rezulton 2,619,084.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61,800.00 Lekë/m2).

7. Njësi Shërbimi me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 56,56 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetasit Eridan R. Nebiu, përfituar me kontratë dhurimi me nr. rep. **** dhe nr. kol. ****, datë 17.09.2019 nga shtetasja Sh.Ç e cila e ka blerë këtë pasuri në datë 07.10.2013 për çmimin 56,560.00 Euro (kontratë noteriale shitblerje me nr. **** rep, nr. **** kol, datë 07.10.2013 me AFA Konstruction shpk).

8. Truall + Banesë 1 Kat me referencë ****, me Nr. Pasurie ****, ZK ****,
****, me indeks harte ****, me sip. nga e cila, truall 444 m² truall dhe 40 m² ndërtim, me adresë Lagjja ****, Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia **** në emër të bashkëshortëve, shtetasve Eridan R. Çameri/Nebiu dhe Deljana V. Nebiu, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është përllogaritur 444 m² x 8300 lekë/ m2 = 3,685,200.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² ështe 560,000.00 Lekë.
9. Truall+ Banesë 1 Kat me reference **** dhe ****, me Nr. Pasurie ****, ZK
****, ****, me indeks harte ****, me sip nga e cila truall 499,8 m² truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjja ****, Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia
****, në emër të bashkëshortëve, shtetasve Sokol R. Çameri dhe S.Sh.Ç, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është përllogaritur 499,8 m² x 8300 lekë/ m2 = 4,148,340.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² është
560.000.00 Lekë.

10. Truall+ Banesë 1 Kat me reference ****, me Nr. Pasurie ****, ZK ****,
****, me indeks harte ****, me sip nga e cila truall 499,6 m² truall dhe 40 m² ndërtim, me adresë Lagjja **** Rruga ****, ****, pranë ****, Bashkia ****, në emër të bashkëshortëve shtetasve Julian R. Veliu dhe L.K.V, me vlerë të përllogaritur sipas aktit të ekspertimit: vlera e truallit është ajo e shënuar në kartelë të pasurisë: 2,407,300.00 Lekë, ndërsa vlera e objektit me sip 40 m² është 560,000.00 Lekë.

11. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 78,22 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, Shk ****, Kati **** nga toka, Ap
****, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03.20 13 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 4,833,996.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61.800.00 Lekë/m2).

12. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 39,84 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, Shk ****, Kati **** nga toka, Ap
****, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K 16526202M, shtetasit Sokol R. Camer sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03.2013 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 2,462,112.00 Lekë sipas çmimit të referencës 61,800.00 Lekë/m2).

13. Garazh me Nr. Pasurie ****, ZK ****, **** me sipërfaqe 23,39 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, parkim nën tokë, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontrates noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol date 27.03.2013 të noteres L.C, ****, (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 920,583.62 Lekë sipas çmimit të referencës 39,358.00 Lekë/m2).

14. Depo me Nr. Pasurie ****- Depo, ZK ****, Vlorë me sipërfaqe 24,07 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, Pall i Ri, e ndodhur në katin nën tokë, dhuruar nga ana e shtetasit F.K në cilësinë e administratorit të shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk me NIPT K16526202M, shtetasit Sokol R. Çameri sipas kontratës noteriale nr. **** Rep, Nr. **** Kol, datë 27.03,2013 të noteres L.C,
****. (Vlera e pasurisë së paluajtshme rezulton 947,347.62 Lekë sipas çmimit tẽ referencës 39,358.00 Lekë/m2).

15. Automjeti me targë **** autoveturë e markës AUDI Tip 4H, Model A8, ngjyrë ****, me naftë, vit prodhimi 2014, me numër shasie ****, me pronar aktual shtetasen A.V.N, lindur në **** dhe banuese në ****, përfituar sipas kontratës se dhurimit të datës 29.03.2021, noter M.R.I, ****, me dhurues shtetasin G.A.T, i datëlindjes 30.10.1976, lindur dhe banues në ****.

16. Rimorkio me targë ****, e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me numër shasie ****, në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer të cilin e ka importuar nga Italia, datë 04.01.2019, për shumën monetare prej 100 euro. Për këtë mjet me deklaratën doganore ****, datë 04.01.2019, ky shtetas ka paguar doganën në vleftën prej 8,354.10 Lekësh.

17. Llogari bankare pranë Bankës Kombetare Tregtare, me nr. llogarie ****, në emër të shtetases Deljana V. Nebiu, në monedhën lekë, me gjendje në datë 30.06.2022 prej 3,128,443.19 lekë, sekuestruar në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge.

18. Llogari bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare, nr. ****, në monedhën euro, në emër të shtetases Deliana Nebiu, sekuestruar në datë 30.06.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge me balancë 5,011.45 euro.

19. Llogari bankare pranë Procredit Bank, Rexhepi (Veliu), nr. ****, në monedhën euro, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu), sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 6,648.00 euro.

20. Llogari bankare pranë Procredit Bank, nr. **** në monedhën, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu) sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 6,648.00 euro.

21. Llogari bankare pranë Intesa San Paolo Bank, nr. **** në monedhën euro, në emër të shtetasit Julian Rexhepi (Veliu) dhe L.C, sekuestruar në datë 01.07.2022, në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë së autoriteteve gjyqësore belge, me balancë 352.17 euro.

III. Revokimin e masës së sekuestros për pasuritë e tjera, si më poshtë:

1. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, **** me sipërfaqe 43,50 m², e ndodhur në adresën Lagjia “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap ****, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K 16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,198,200.00 Lekë).

2. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, Vol ****, Fq ****, Vlorë, me sipërfaqe 39,83 m², e ndodhur në adresën Lagjja “****”, rruga “****”, Pall i Ri, Shk ****, Ap **** në pronësi të shtetases Deljana Nebiu, blerë me kontratë shitje nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 10.07.2015 shoqërisë “AFA Konstruksion” shpk (me administrator F.K) me Nipt K 16526202M për shumën 30,000.00 Euro (me kursin zyrtar 4,198,200.00 Lekë).

3. Autoveturë me targë ****, në pronësi të shtetases A.N, e markës Mercedez Benz, Model A150, ngjyrë ****, me benzinë gaz, vit prodhimi 2008, me numër shasie ****, automjet për të cilin pronësinë e ka fituar me kontratë noteriale nr.
**** Rep dhe nr. **** Kol, datë 14.10.2015, përpiluar tek noter Sh.Gj, ****, të cilën ja ka blerë për shumën 7,000.00 (shtatë mijë) Euro shtetasit S.Sh.Ç, lindur dhe banues në ****.

4. Autoveturë me targë ****, në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, ngjyrë ****, i vit prodhimi 2002, me benzinë, me numër shasie
****, të cilin me kontratë noteriale nr. **** Rep dhe nr. **** Kol, datë 19.05.2010, noter Y.M, ****, ia ka blerë shtetasit P.B, për shumën monetare prej 500,000.00 Lekë.

5. Apartament me Nr. Pasurie ****, ZK ****, me sip 97 m² i ndodhur në ****,
****, të cilin shtetasja A.N me kontratë shitblerje të pasurisë së paluajtshme, nr. rep. ****, nr. kol. ****, datë 16.03.2022 ja ka blerë shoqërisë Bushgjokaj, për shumën 47,988.00 Euro (me kursin 122.86 x 47,988= 5,895.805.68 Lekë), sekuestruar në kuadër të ekzekutimit të letërporosisë të autoriteteve belge.

IV. Në bazë të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” vendimi për konfiskim vihet në ekzekutim menjëherë pas shpalljes.

V. Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

VI. Urdhërohet kryesekretaria pranë kësaj gjykate që t’i komunikojë një kopje të këtij vendimi Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

VII. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit, të këtij vendimi./Dosja.al

gjkko spak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin